TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pesë hapa të vegjël për të kursyer para

nga tëvë1
22 Tetor, 2022
0
A A
Pesë hapa të vegjël për të kursyer para

Të mësosh artin e kursimit nuk është aspak e lehtë, kërkon këmbëngulje dhe vendosmëri. Por ndonjëherë pjesa më e vështirë është vetëm fillimi.

Po ju sjellim një udhëzues me një strategji të thjeshtë dhe realiste që do t’ju mësojë se si të kurseni në afat të shkurtër dhe afatgjatë.

1. Mbani shënim të gjitha shpenzimet

Hapi i parë për të filluar kursimin është të kuptoni se sa po shpenzoni. Filloni duke shënuar të gjitha shpenzimet që keni; dmth çdo kafe, sende shtëpiake dhe pazar në supermarket. Pasi të keni mbledhur të gjitha të dhënat tuaja, organizoni numrat sipas kategorive. Për shembull, shpenzime thelbësore si farmaci, ushqime dhe kredi apo qira, apo shpenzime të panevojshme si darka në restorant, ose shpenzime kulturore, nëse për shembull keni blerë një libër të ri. Çdo fundjavë, mblidhni shumat dhe reflektoni mbi zakonet tuaja.

2. Krijoni një buxhet për shpenzimet

Pasi të keni një ide se sa do të shpenzoni në një muaj, mund të filloni të organizoni financat tuaja, të shkurtoni disa kosto shtesë dhe të vendosni një buxhet të saktë. Ky buxhet duhet të llogaritet bazuar në të ardhurat tuaja dhe shpenzimet thelbësore fikse. Duke bërë këtë, ju mund të planifikoni daljet dhe të kufizoni kostot e panevojshme. Sigurohuni që të merrni parasysh shpenzimet që ndodhin rregullisht, por jo çdo muaj, siç është edhe mirëmbajtja e makinës.

3. Mundohuni të shkurtoni disa shpenzime

Nëse shpenzimet tuaja janë aq të larta sa nuk mund të kurseni sa të doni, mund të jetë një kohë e mirë për të ulur kostot. Identifikimi i gjërave jo thelbësore për të cilat mund të shpenzoni më pak nëse dëshironi (si benzina ose vaktet jashtë shtëpisë) do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll shpenzimet tuaja. Por jo vetëm kaq, ju mund të kërkoni mënyra për të kursyer në shpenzimet mujore fikse si plani tarifor i telefonisë celulare; ose anuloni abonimet që nuk i përdorni, veçanërisht nëse ato rinovohen automatikisht.

4. Vendosni qëllim kursimin

Një nga mënyrat më të mira për të mësuar se si të kurseni para është të vendosni një qëllim. Filloni duke menduar pse mund të dëshironi të kurseni. A keni nevojë të blini një makinë, të planifikoni një pushim ose të kurseni për një pallto të re? Pasi të kuptoni se për çfarë dëshironi të kurseni, zbuloni se sa para do t’ju nevojiten dhe sa kohë mund të duhet për t’i kursyer ato.

Këshilla është që të vendosni një objektiv të vogël dhe të arritshëm afatshkurtër për ju për diçka që aktualisht nuk keni si ta paguani, si për shembull një ditë në SPA me masazh, një çantë të re ose një fundjavë larg. Arritja e qëllimeve më të vogla dhe shijimi i shpërblimit për të cilin keni kursyer mund t’ju japë një nxitje psikologjike që e bën kursimin më të lehtë dhe e përforcon këtë zakon.

5. Bëjini të qarta prioritetet tuaja

Pasi të keni llogaritur të ardhurat dhe shpenzimet fikse dhe të keni përcaktuar sasinë e parave që dëshironi të lini mënjanë çdo muaj, përqendrohuni në mënyrën e shpërndarjes së kursimeve tuaja. Sigurohuni që të mos harroni qëllimet tuaja afatgjata si psh dalja në pensikon të mos kalojë në plan të dytë ndaj nevojave afatshkurtra. Sugjerimi është që të fokusoheni në dy ose tre objektiva me afate të ndryshme. Kjo do ta bëjë më të lehtë planin tuaj të kursimeve dhe do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll qëllimet tuaja./A2CNN

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Çka trashëgon fëmija nga babai?

Çka trashëgon fëmija nga babai?

E marta për miqtë… Po ditët e tjera, kujt i përkasin?

E marta për miqtë… Po ditët e tjera, kujt i përkasin?

Si të përdorni uthullën për rroba pa njolla dhe pa erë!

Si të përdorni uthullën për rroba pa njolla dhe pa erë!

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X