TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pesë ditë afat për presidentin, partitë ende pa marrëveshje

by Tëvë1
34 minuta ago
0
A A
Pesë ditë afat për presidentin, partitë ende pa marrëveshje

Kosova ka hyrë në ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më 6 tetor partitë politike duhet të gjejnë një marrëveshje për zgjedhjen e kreut të shtetit, përndryshe vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare.

Afati është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar konstatoi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur pas konstituimit të Kuvendit.

Pavarësisht se krerët e partive kanë deklaruar publikisht se nuk i duan zgjedhjet e reja, deri tani nuk është bërë e ditur për ndonjë takim të përbashkët që do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit.

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar nisjen e kontakteve me partitë opozitare.

“Posa të përfundojmë me takimin që kemi sot me presidenten e Komisionit Evropian, zonjën Ursula von der Leyen, menjëherë do të fillojmë komunikimet për takime me krerët e opozitës, në mënyrë që të mos jemi pa Kuvend më 7 tetor, por më së largu deri më 6 tetor ta kemi presidentin apo presidenten e re”, ka thënë Kurti.

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmëri për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit, por ka vendosur një kusht politik: ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

PDK-ja kërkon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe monitorim ndërkombëtar të punës së saj. Në propozimin e kësaj partie parashihet gjithashtu që disa raste të krimeve të luftës të trajtohen nga drejtësia në Kosovë.

Kërkesat e PDK-së vijnë pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Pa marrëveshje me Vetëvendosjen mbetet edhe Aleanca. Ky subjekt ka refuzuar takimet me Kurtin dhe ka kërkuar që fillimisht të plotësohen kërkesat e saj, ndër të cilat është çështja e gazit amerikan.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja parti opozitare me të cilën Vetëvendosje kishte arritur më herët një marrëveshje për emrin e kandidatit presidencial.

Kandidatura e Bekim Sejdiut, megjithatë, u tërhoq pasi gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër saj, duke e vënë në pikëpyetje sigurimin e 80 votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para.

Çfarë ndodh pas 6 tetorit?

Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, vendi do të hyjë në një tjetër proces zgjedhor. Sipas afatit kushtetues, zgjedhjet duhet të mbahen jo më larg se 15 nëntori.

Një skenar i tillë do të nënkuptonte një tjetër proces zgjedhor brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Kosova ka mbajtur zgjedhje në shkurt të vitit të kaluar, më pas në dhjetor për shkak të pamundësisë së formimit të qeverisë dhe në qershor të këtij viti pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin. Kurse tash partitë kanë vetëm edhe disa ditë për ta shmangur një tjetër cikël zgjedhor./rtk

Tags: preisdentiTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Kurti: Gratë duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo institucion

Kurti: Gratë duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo institucion

​Kurti dhe von der Leyen vizituan objektin e ri të FShMN-së, investimi afër 18 milionë euro

​Kurti dhe von der Leyen vizituan objektin e ri të FShMN-së, investimi afër 18 milionë euro

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Gruaja dyshohet se sulmoi me mjet të mprehtë një burrë në Leposaviq, më pas edhe një police

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën