TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pesë anëtarë të KPK-së: Deklarimet e disa anëtarëve të Këshillit se janë kërcënuar janë të pavërteta

by Tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Pesë anëtarë të KPK-së: Deklarimet e disa anëtarëve të Këshillit se janë kërcënuar janë të pavërteta

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pasi disa anëtarë në një konferencë për media javën e kaluar deklaruan se kanë kërkuar mbrojtje nga institucionet e sigurisë.

KPK thotë se këto deklarata janë “tërësisht të pavërteta dhe të pabazuara”.

“KPK deklaron se janë tërësisht të pavërteta dhe të pabazuara deklarimet e disa anëtarëve të Këshillit se kinse kanë qenë subjekt i “kërcënimeve” gjatë zhvillimeve të fundit në institucion. Asnjë fakt, provë apo element objektiv nuk është paraqitur për të mbështetur pretendime të tilla. Nëse ekziston dyshim i bazuar për ndonjë kërcënim, obligim ligjor dhe institucional është që i njëjti të raportohet menjëherë pranë organeve kompetente të sigurisë, e jo të publikohen deklarata të cilat mund të krijojnë perceptim të rremë, të deformojnë realitetin dhe të dëmtojnë para opinionit publik reputacionin e Këshillit Prokurorial të Kosovës si institucion kushtetues.”

KPK thotë se takimi ka qenë i hapur dhe transparent dhe është zhvilluar në prani të publikut dhe mediave.

“Takimi i KPK-së ka qenë plotësisht i hapur dhe transparent dhe është zhvilluar në prani të publikut dhe mediave. Katër (4) anëtarë të Këshillit, përfshirë Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kanë zgjedhur ta braktisin takimin me vullnetin e tyre, pa pasur asnjë kërcënim apo presion nga ndonjë anëtar tjetër i Këshillit.”

“Çdo anëtar i KPK-së gëzon pavarësi funksionale dhe imunitet në ushtrimin e detyrave, siç përcaktohet me Kushtetutë dhe legjislacionin relevant. Për këtë arsye, deklarimet që aludojnë në presione ose kërcënime ndaj anëtarëve janë të papranueshme, të pajustifikuara dhe të pambështetura në ndonjë fakt juridik apo procedural.”

KPK bën të ditur se shumë shpejt do ta caktojë një takim të jashtëzakonshëm për këtë çështje.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës thekson se do të caktojë së shpejti një takim të jashtëzakonshëm për këtë çështje dhe garanton publikun e gjerë se do të mbetet i përkushtuar tërësisht në përmbushjen e mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, pavarësisht sfidave dhe përpjekjeve të kujtdo për të penguar këtë synim.”

Tags: besim kelmedniKPKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane

Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane

775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës

775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës

Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjilan, policia nis hetimet

Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane

Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane

Makina e parë që prodhoi një megavat energji

Makina e parë që prodhoi një megavat energji

775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës

775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës

Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Ministria e Shëndetësisë njofton për Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, publikon datat

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjilan, policia nis hetimet

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture, lëndohet motoçiklisti

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture, lëndohet motoçiklisti

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

PZAP gjobiti LVV-në lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore, Supremja lë në fuqi vendimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën