TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit bashkoi kryetarët e komunave shqiptare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit bashkoi kryetarët e komunave shqiptare

Nga qyteti i Prizrenit, ata vlerësuan se nevojitet krijimi i më shumë urave të bashkëpunimit në mes të gjithë vendeve.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj foli për rëndësinë e kësaj date dhe rrjedhën e ngjarjeve historike të vendeve shqiptare.

“Takimi i sotëm është hap i rëndësishëm drejt intensifikimit të marrëdhënieve në mes te shteteve tona, shkëmbimi i përvojave nga zonat ku jetojmë është mundësi e artë për të reflektuar për ndryshimet qe na plotësojnë e na bashkojnë e na pasqyrojnë historinë e veçantë. Ky takim sot të shërbejë në funksion të ndërtimit të urave të bashkëpunimit”, tha Totaj.

Në këtë takim, mori pjesë edhe Tirana.

Kryetari Erion Veliaj tha se synojnë rritjen e bashkëpunimit në mes të shqiptarëve dhe mes komunave që përfaqësojnë duke bërë punë të mira për qytetarët.

“Sigurisht koha është tjetër, situata është krejt tjetër nga ajo e 144 viteve më parë, ne nuk jemi në luftë, jemi në paqe, ne nuk kemi rreziqe territoriale, synimi ynë nuk është vendosja e kufijve, përkundrazi shkrirja e kufijve dhe rritja e bashkëpunimit në mes vete, nuk ka konflikte dhe jemi të gjithë në një emërues të përbashkët për nevojën dhe domosdoshmërinë e komunikimit dhe dialogut në mes nesh”, deklaroi Veliaj.

Nga Tirana e Prishtina, kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi kërkoi interesim më të madh për Luginën e Preshevës.

“Presheva është pjesë e kombësisë shqiptare, e shqiptarët e Luginës së Preshevës e presin Tiranën, Prishtinën, Tetovën, e presin Prizrenin, e pret edhe Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Shqipërisë për të qenë shumë më prezent sesa janë, fatkeqësisht shumë më prezentë. Në ketë kontekst unë këtu sot dua të apeloj pikë së pari të kolegët e mi, ne jemi kryetar komune mundemi të punojmë shumë më shumë së bashku”, u shpreh Arifi.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se po angazhohen për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.

“Lidhja e dy qyteteve tona do të ishte një lidhje tjetër që do të na bashkonte në angazhimin e përbashkët për te qenë më afër njëri-tjetrit në kohën kur kufijtë po bëhen gjithnjë e më të parëndësishëm, në kohën kur bashkëpunimi vlerësohet si themel i perspektives evropiane”, deklaroi Kasami.

Kjo ngjarje konsiderohet si kthesa më e rëndësishme e kombit shqiptar për bashkimin e tyre.

Raporti i gazetares Fetije Kamberi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën