TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përurohen tri banesa sociale në Skenderaj

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Përurohen tri banesa sociale në Skenderaj

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të punimeve të tri ndërtesave shumë-banesore sociale në Komunën e Skenderajt.

Përurimi i punimeve është realizuar në kuadër të projektit “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”, ku me një investim prej rreth 693,000 euro, janë realizuar punimet që përfshijnë izolimin e jashtëm, ndërrimin e dritareve dhe dyerve, termoizolimin e kulmeve, instalimin e sistemit të ri të ngrohjes, vendosjen e interfonisë dhe detektorëve për mbrojtje kundër zjarrit, ku kursimi i energjisë elektrike do të arrijë nga 75 % deri në 85 %.

Projekti implementohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencё tё Energjisë dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes grantit nga Bashkimi Evropian (me 90%) dhe pjesëmarrjen komunale me 10%.

Ministrja Rizvanolli theksoi se pas përfundimit të punimeve në këto tri ndërtesa sociale, përfitojnë 100 familje, nga të cilat janë 30 gra – nënavetushqyese, përfitues të asistencës social edhe familje të dëshmorëve, të cilët do të kenë kushte më të mira për fëmijët dhe familjet e tyre, dhe një jetë më të dinjitetshme, por edhe më të sigurt.

“Ky projekt është pjesë e një programi më të gjerë në nivel të vendit, ku tash më është duke u punuar edhe në 12 komuna të tjera në renovimin e 28 ndërtesave sociale, me një vlerë totale prej 6 milionë euro”, theksoi Ministrja Rizvanolli.

Ajo po ashtu shtoi se është shumë e lumtur që pas tri vitesh, prej kur ka filluar dizajnimi i këtij programi, ku ishte kërkesa e Qeverisë ndaj Bashkimit Evropian, ndaj të cilës kërkesë Bashkimi Evropian reagoi pozitivisht në mënyrë shumë të shpejtë dhe tani po shihen rezultatet.

Në ceremoni veç Ministres Rizvanolli kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Alessandro Bianciardi, drejtori menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, të cilët u shprehen të lumtur për përfundimin e punimeve dhe për krijimin e kushteve më të mira të jetesës për banorët e këtyre ndërtesave.

Në kuadër të reformës për efiçiencën e energjisë, Qeveria e Kosovës ka mbështetur deri tani: 3,000 familje me izolim të shtëpive. Mbi 40,000 familje me pajisje eficiente dhe panele solare,125 ndërtesa publike, kryesisht shkolla dhe spitale, janë renovuar për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe të punës për qindra mijëra qytetarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haxhiu nga Taranto: Me bashkim si në sport, ta tejkalojmë ngërçin politik në Kosovë

​Haxhiu nga Taranto: Me bashkim si në sport, ta tejkalojmë ngërçin politik në Kosovë

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar,dyshohet për “Kontrabandim me migrantë”

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

Tahiri: Vdekjet e punëtorëve në ndërmarrjet publike janë dështim institucional

Meteorologët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

Meteorologët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

Publikohen nominimet e ‘MTV Video Music Awards 2026’, Bebe Rexha merr një nominim

Publikohen nominimet e ‘MTV Video Music Awards 2026’, Bebe Rexha merr një nominim

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

ZKA gjen mangësi në prokurimin 15.9 milionë eurosh për mirëmbajtjen e autoudhëve

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

​Kosova nxjerr 25 milionë euro obligacione, ankandi mbahet më 28 gusht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën