TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Perspektiva euroatlantike e Kosovës nuk cenohet nga refuzimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Qeveria e Kosovës është për mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanët rusë

Mbështetja e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht refuzimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë më 3 prill. Perspektiva euroatlantike e Kosovës s’do të cenohet, megjithëse shtetet e QUINT-it vendimin e Kosovës e konsideruan në kundërshtim me të ardhmen e saj evropiane.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero ka shprehur keqardhje se nuk është gjetur një konsensus për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Por thekson se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe se BE-ja do të mbështesë Kosovën drejt afrimit në BE, mirëpo rruga evropiane e Kosovës, sipas saj varet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

“Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. BE-ja vazhdon të mbështesë Kosovën në afrimin drejt BE-së, duke filluar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë që ka hyrë në fuqi në vitin 2016. Rruga evropiane e Kosovës varet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Neve na vjen keq që nuk është gjetur një konsensus ndërmjet palëve pas vendimit të Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga vendet e QUINT-it. Ne e konsiderojmë këtë vendim në kundërshtim me angazhimet e Kosovës për të ardhmen e saj evropiane dhe parimin e mbrojtjes së të drejtave demokratike të të gjithë qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe popullatën joshumicë”, thotë ajo për KosovaPress.

Vendimi për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës, sipas kushteve të shtetit fqinj, nuk do të ndikojë as në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë aq të posaçme e të thella sa tejkalojnë një qëndrim apo tjetër të qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të kultivojë marrëdhëniet historikisht dhe tradicionalisht të mira dhe miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë bashkëpunimin konstruktiv dhe jemi në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me administratën e Presidentit Biden dhe përfaqësuesit e shtetit amerikan në Kosovë. SHBA-ja është aleati ynë strategjik dhe historik ndaj të cilit kemi dëshmuar partneritet të besueshëm dhe të qëndrueshëm, së fundmi në rastin e strehimit të më shumë se 1400 refugjatëve afganë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë aq të posaçme e të thella sa e tejkalojnë një qëndrim apo tjetër të qeverisë”, deklaron Kryeziu.

Ndryshim të pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk sheh as njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Artan Muhaxhiri.

Megjithëse thotë se reagimi i reagimi i QUINT-it ka qenë i ashpër dhe i paprecedentë.

“Konteksti gjeostrategjik dhe gjeopolitik në Ballkan është jashtëzakonisht delikat dhe duhet inercion për t’u ndryshuar, duhet investime nga të gjitha palët. Prandaj nuk mund të ndryshohet shpejtë, por nuk është mirë që Kosova të identifikohet dhe etiketohet edhe në raportet ndërkombëtare si një shtet i cili për shkak të historisë së saj specifike, të mos e jep maksimumin për respektin e të drejtave të pakicave dhe mos të ketë vullnet dhe gatishmëri të kërkojë alternativa të ndryshme për t’u dal në ndihmë edhe pakicave që jetojnë në Kosovë… Reagimi i QUINT-it ka qenë i ashpër dhe i paprecedentë. Vet fjala zhgënjim është një fjalë shumë e madhe kur është parasysh se komunikatat e tilla zakonisht tentohet të ruajnë një lloj bilanci dhe retorikë diplomatike”, deklaron ai.

Në të kaluarën zgjedhjet serbe janë mbajtur në territorin e Kosovës, ku OSBE i ka grumbulluar votat dhe më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, qytete kufitare të Serbisë me Kosovën. Gjatë janarit të këtij viti, Kosova refuzoi edhe mbajtjen e një referendumi të Serbisë për ndryshime kushtetuese

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën