TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përsëritet ofrimi i 10 milionë euro dorëzani për pronarin e “Mc food” që akuzohet për rastin e 400 kg kokainë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar gjykimi për 400 kilogramët kokainë të cilat erdhën në Kosovë nga Brazili, dhe u gjetën në kamionët e kompanisë “Mc Food”. Mbrojtja e të akuzuarit kryesor, Izet Sheqiri sfidoi provat e prokurorisë, përderisa ofruan 10 milionë euro dorëzani, në mënyrë që Sheqirit t’i mundësohet lirimi me kusht ose arresti shtëpiak.

by Florijeta Dernjani
5 muaj ago
1 0
A A

Gjykimi në rastin e njohur si “400 kilogramë kokainë” është afër përfundimit.

Pas prezantimit të provave materiale, mbrojtja e të akuzuarve për kokainën e ardhur nga Brazili, që u gjet në kamionët e kompanisë “MC Food”, nisi sfidimin e tyre.

Avokati i të akuzuarit kryesor, pronarit të kompanisë, Izet Sheqiri, e sfidoi provën e prokurorisë për pamjet e të akuzuarve në vendin e ngjarjes, pasi kishin arritur kamionët me narkotikë.

“Po rrin kamioni aty me narkotikë, s’pe kshyrin asnjani. A s’i kish tërheq kureshtja me çel pak derën, veç me thanë çka u bo qetu, a ish aty, po ish aty, mshele derën edhe po ikim. Ose me thirrë dikon, hajde shpraze t’shtunën e t’dillën, sa s’o kërkush k’tu. Po me lanë t’hanën kur t’vijnë 100 punëtorë aty”, ka thënë Latifaj

Latifaj, kërkoi që për të vërtetuar pafajësinë e Sheqirit, Gjykata të bashkëpunoj edhe me SPAK-un e Shqipërisë rreth të dhënave për këtë rast të trafikimit të drogës në aplikacionin SKYECC, që njihet si platformë e cila përdoret nga trafikuesit e drogës.

“As s’ka porosit, as s’ka pagu trafikantë droge e as kurgjo. As kurrë n’jetë me këtë punë nuk është marrë, as n’andërr, as n’film se ka pa. Ju kisha lut, qysh ju kom lut herën e kalume, të interesoheni tek SPAK-u, pasi tash i kanë kap SKYECC telefonat, edhe të interesoheni mos dikush dikur po e përmend këtë punë, sepse është e pamundur mos me përmend…. Gjithë ata që janë marrë me kësi lloj aktivitetesh, paskan pasë SKYECC në telefona, qysh është e mundur që veç Izet Sheqirit nuk i dul, që ka pasë ose ka përdor najherë SKYECC. Qysh po thotë prokuroria, ky oshtë bossi i krejt qatyne, po flitet për 1 ton kokainë brenda një muaji”, shtoj Latifaj.

Ai përmendi edhe mungesën e kërkimit të llogarisë ndaj të akuzuarve për kapjen e drogës nga organet e drejtësisë.

“Po qysh ka mundësi me mungu gjysë toni kokainë, edhe kërkujna kërkush mos m’i shkru, më thanë çka u bo. Masi këta kokan. Po dikush dikujna i ka shkru, po jo këta kërkujt. As kërkush këtyre”, ka thënë tutje Latifaj.

Mbrojtësi i Izet Sheqirit, e përsëriti ofrimin e dorëzanisë prej 10 milionë euro, në mënyrë që klientit të tij t’i mundësohet lirimi me kusht ose arresti shtëpiak.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi e Fehmi Bytyqi.

Mbrojtja e Faton Vrajollit derisa kërkoi lirimin e tij, përmendi gjendjen jo të mirë shëndetësore të Vrajollit dhe mungesën e ofrimit të trajtimit shëndetësor për të në institucionet e Shërbimit Korrektues.

“Nga neglizhenca e shëndetësisë së burgjeve, i njëjti ka humbur një pjesë të gishtit të madh të dorës. Gjatë muajit të kaluar është ridërguar për rezonancë dhe është ricaktuar rezonancë për 11.07, pra gjendja e gishtit të tij dhe sëmundjes nuk është stabilizuar. Në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me një sëmundje të thjeshtë, por me kancer, e cila metastazon shumë shpejtë. Me respekt ndaj kësaj Gjykate, klienti im nuk ka insistuar të lirohet pa u pastruar nga njolla e zezë që iu është bërë me këtë aktakuzë. Por, konsideroj se edhe me konventën e të drejtave të njeriut, në rast të përkeqësimit të gjendjes së tij, shteti ynë do të mbahet përgjegjës. Si për mosofrim të kushteve për trajtim të tij brenda institucioneve brenda shërbimeve korrektuese, ashtu edhe jashtë QKUK-së”, Syla

Për shkak të temperaturave të larta, seanca u ndërpre pas sesionit të paraditës, për të vazhduar në një datë tjetër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Real Madridi kthehet te fitorja

Real Madridi kthehet te fitorja

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën