TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Përplasen dy trena në Indi, të paktën 15 të vdekur

nga tëvë1
17 Qershor, 2024
0
A A
Përplasen dy trena në Indi, të paktën 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë lënduar në Indi pasi një tren mallrash është përplasur me një tren pasagjerësh të hënën në Bengalin Perëndimor.

Tre nga të vdekurit raportohet të jenë staf i Kanchanjuga Express ndërsa të tjerët janë pasagjerë.

Preeti Goyal, zyrtare e Lartë e Qeverisë vizitoi të lënduarit të cilët po trajtohen në spital.

Ajo i siguroi familjarët e tyre se pacientët janë në duar të sigurta.

“45 persona janë pranuar në këtë spital, dy prej tyre janë në sallën e operacionit. Mjekët më të mirë po kujdesen për ta”, tha Preeti Goyal, zyrtare e qeverisë.

Sipas rezultateve të hetimeve të hershme thuhet se përplasja u shkaktua pasi drejtuesi i trenit të mallrave shpërfilli një sinjal të hekurudhës.

Kanchanjunga Express është një tren ditor që lidh Bengalin Perëndimor me qytetet e tjera në verilindje të Indisë.
Më shumë se 12 milionë njerëz udhëtojnë me 14,000 trena në të gjithë Indinë çdo ditë, duke bërë deri në 64,000 kilometra rrugë.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar sigurinë hekurudhore, disa qindra aksidente ndodhin çdo vit, shumica e të cilave si pasojë e gabimeve të shoferëve ose për shkak të pajisjeve të vjetruara të sinjalizimit nëpër hekurudha.

Vitin e kaluar, një aksident treni në Indinë lindore vrau mbi 280 njerëz në një nga aksidentet më vdekjeprurëse të vendit në dekada./AP/Tëvë 1

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në Shqipëri – Votimi i nuses e bartja e fletëvotimeve me mushkë

Zgjedhjet në Shqipëri – Votimi i nuses e bartja e fletëvotimeve me mushkë

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Numërohen më shumë se 50% e qendrave të votimit, ky është rezultati në Shqipëri

Gjendja e urisë alarmante në Gaza paralajmëron OKB

Gjendja e urisë alarmante në Gaza paralajmëron OKB

Trump po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë

Trump po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku thotë se propozimi i LDK-së ofron rrugëzgjidhje

Zgjedhjet në Shqipëri – Votimi i nuses e bartja e fletëvotimeve me mushkë

Zgjedhjet në Shqipëri – Votimi i nuses e bartja e fletëvotimeve me mushkë

A mund të mos përbëjë çështje kushtetuese lënda e AAK për votimin e fshehtë në Kuvend?

A mund të mos përbëjë çështje kushtetuese lënda e AAK për votimin e fshehtë në Kuvend?

A do të rimbursohen qytetarët për faturat e energjisë pas vendimit të Apelit?

ZRrE: Asnjë institucion tjetër nuk ka mandat ligjor për të anuluar apo shtyrë vendimet tona

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Numërohen më shumë se 50% e qendrave të votimit, ky është rezultati në Shqipëri

Sekuestrohet pasuri mbi 2 milionë në rastin ku tre persona u arrestuar për ‘shpërlaje të parave’

Sekuestrohet pasuri mbi 2 milionë në rastin ku tre persona u arrestuar për ‘shpërlaje të parave’

Imeri vlerëson se LVV po përpiqet ta bindë PDK-në që të hyjë në qeveri

Imeri vlerëson se LVV po përpiqet ta bindë PDK-në që të hyjë në qeveri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X