TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përpjekja e 50-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit pas takimit Kurti – Limaj?

by tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Live – Nis seanca e Kuvendit

Sot do të mbahet përpjekja e radhës e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë e cila pritet të nis nga ora 11:00, do të tentohet që për herë të 50-të të votohet kryetari i Kuvendit.

Kjo është java e fundit e konstituimit të Kuvendit sipas afatit 30 ditor të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Të shtunën kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i Vetëvendosjes dhe Fatmir Limaj kryetar i Nismës Socialdemokrate kanë mbajtur një takim në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Ndonëse nga asnjëra parti nuk kanë dhënë detaje nga ky takim është raportuar se ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Nisma Socialdemokrate po kërkon postin e kryetarit të Kuvendit duke premtuar votën edhe për Qeverinë Kurti3. Por nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se janë të gatshëm për bashkëqeverisje me Nismën, por se posti i kryetarit të Kuvendit u takon atyre si partia fituese e zgjedhjeve.

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk po merr votat e mjaftueshme.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari në disa seanca me radhë po propozon votim të fshehtë për kryetare të Kuvendit, por që komisioni ad-hoc për këtë nuk po merr votat e mjaftueshme.

Opozita këtë ndryshim të formës së votimit po e cilëson si shkelje të rregullores./teve1.info/

Tags: konstituimikuvendiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-ushtari ndjek nga afër gjykimin e komandantit

Ish-ushtari ndjek nga afër gjykimin e komandantit

Auto Draft

Çfarë ndodhi në seancën fillestare në rastin e vrasjes së ish-rreshterit Lika?

Auto Draft

Qeveria Kurti III, kritikohet numri i madh i ministrive

Pesë të lënduar në aksidentin mes një kamioni dhe veturës në Klinë

Ish-ushtari ndjek nga afër gjykimin e komandantit

Ish-ushtari ndjek nga afër gjykimin e komandantit

Auto Draft

Çfarë ndodhi në seancën fillestare në rastin e vrasjes së ish-rreshterit Lika?

Një nga figurat kyçe të Marrëveshjeve të Oslos i përfshirë thellë në rrjetin e Epstein

Një nga figurat kyçe të Marrëveshjeve të Oslos i përfshirë thellë në rrjetin e Epstein

Auto Draft

Qeveria Kurti III, kritikohet numri i madh i ministrive

Pesë të lënduar në aksidentin mes një kamioni dhe veturës në Klinë

Emisioni “Ditari” 12.02.2026

Emisioni “Ditari” 12.02.2026

Elisa Spiropali merr pozitën për Ministre të Jashtme

Deklarata për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, Spiropali: Do të angazhohem për zbatimin e saj plotësisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën