TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përparim Rama i ndan mirënjohje Yll Limanit për promovimin e muzikës shqiptare

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Përparim Rama i ndan mirënjohje Yll Limanit për promovimin e muzikës shqiptare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka ndarë mirënjohje këngëtarit Yll Limani për kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare.

Kjo, pak orë para koncertit që ky I fundit do ta mbaj në periferi të kryeqytetit.

Pas ceremonisë së ndarjes së mirënjohjes, në konferencen për media i pari i Prishtinës e prezantoi këngëtarin si ikonë të kryeqytetit, Kosovës dhe mbarë shqiptarisë. Ai tha se publiku do ta shijojë performancën e artistit gjatë dy netëve në Prishtinë.

“Kam kënaqësi me prezantu Yll Limanin ikonën edhe të kryeqytetit, edhe të Kosovës, edhe të gjithë shqiptarisë. Sonte e nesër kemi me shijuar përmasa të yllit në kryeqytetin tonë. Faleminderit! Mirë se ke ardhur Knaqesi me te pas”, tha Rama.

Ndërkaq, Yll Limani u shpreh se para koncertit po përjeton emocione dhe stres, ndërsa falënderoi organizatorët për ftesën. Ai tha se është i lumtur që do të performojë para publikut dhe premtoi dy mbrëmje me shumë muzikë.

“Stres, siklet emocione sa të duash. Kurr s’po u mësojke njeri. Faleminderit që na keni prit. Pa juve nuk kishim mundur me realizu organizimin. Edhe për sot e për nesër. Do të shijojmë shumë muzikë. Po, është tamam koha perfekte për muzikën. Kur mendon për Yll Limanin, nuk te bjen në mend as plazhi, as dielli”, u shpreh Limani.

Menaxheri i këngëtarit, Bonart Ajvazi njoftoi se ky koncert është i fundit në Ballkan, për këtë vit.

“Data të tjera në Ballkan nuk ka. Do të thotë, mbaron me sot e nesër në Prishtinë edhe përfundon faza dy. Do të ketë edhe data të tjera, koncerte të tjera në fazën tre. Por, atë po ua lëmë surprizë, kur t’i vjen koha”, tha ai.

Limani – Finalja e fazës së dytë të turneut në Prishtinë do të jetë me plot surpriza

Ndërsa, këngëtari Yll Limani paralajmëroi supriza gjatë koncertit.

“Finalja e fazës së dytë të turit do të jetë tamam një finale fantastike, me plot surpriza”, tha ai.

I pyetur nga kryetari, se cila do ishte kënga me të cilën do të përfaqësonte Kosovën në Eurovision, ai tha se janë këngët “Ajr”dhe “Lshoja zanin”.

“E kam pasur gjithë kur e kam krijuar këngën “Ajr” që është në albumin e fundit, e kam parë si për Eurovizion. Kur e kam kënduar, kur e kam krijuar “Lshoja zanin”, ka qenë e paraparë për skenën e Eurovizionit. Ka plot këngë pa fund që kur i kam menduar, i kam menduar për festivale, ose “Kënga magjike” ose “Top Fest” atëherë që ka qenë, ose festivali i RTSH-së”, u shpreh Limani në një konference per media.

Për shkak të koncerteve që mbahen sot dhe nesër, policia i ka udhëzuar qytetarët që udhëtojnë në relacionin Prishtinë – Shkup dhe anasjelltas, ta shmangin nga ora 16, magjistralen Prishtinë – Ferizaj, dhe ta përdorin Autostradën “Arbën Xhaferi.”

Tags: perparim ramaTeve1yll limani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Kanceri i mushkërive,Kurtishi: Numri i rasteve në vitet e fundit ka mbetur stabil

Dita e gjashtë e protestës në Tiranë, digjen objekte të institucioneve-28 të lënduar

Dita e gjashtë e protestës në Tiranë, digjen objekte të institucioneve-28 të lënduar

MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë

MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën