Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar të premten ndaj kritikave dhe akuzave lidhur me përmbytjet, duke theksuar se fenomenet natyrore nuk zgjidhen me retorikë politike apo protesta.
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile nga Zyra Operacionale e Situatës, Rama tha se këto ditë kanë qenë të lodhshme dhe të mundimshme për të gjithë, shkruan KosovaPress.
Si pasojë e nivelit tejet të lartë të reshjeve të shiut, Shqipëria u përball këto ditë me përmbytje në disa zona.
Kryeministri shqiptar theksoi se durimi është i domosdoshëm në kushte të tilla, duke shtuar se ajo që po përjetohet nuk është thjesht mot i keq.
“Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato se nuk punojnë hidrovoret. Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta që nuk kanë lidhje fare me arsyen pse përmbyten shtëpitë e ndërtuara në territore shumë vulnerabël. Retë nuk shpërndahen me slogane, si ai slogani kronik që në çdo gjendje atmosferike të rënduar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme… Njerëzit nuk kanë nevojë për më shumë britma, shpifje dhe teori konspiracioni, por për më shumë solidaritet, mbështetje dhe bashkim forcash”, tha Rama.
Ai bëri të ditur, të premten, se deri tani në rang vendi regjistrohen 1587 banesa në praninë e uji, ndërsa janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje.
Rama bëri një përditësim të situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit, si pasojë e nivelit tejet të lartë të reshjeve të shiut.
“Aktualisht në gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve të matura, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 41 mm shi. Një punonjës i bashkisë së Durrësit është gjendur i mbytur. Deri tani janë numëruar në rang vendi 1587 banesa në praninë e ujit. Janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje”, tha Rama.
Po ashtu, kryeministri theksoi se prani uji është konstatuar në 13 211 ha tokë bujqësore, një pjesë janë përmbytur.
“Kemi prani uji edhe në disa qendra shëndetësore apo objekte arsimore. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme deri në 300 mm ose përndryshe më shumë se sa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit. Pra, reshjet 30-ditore mesatare të muajit kanë rënë për një periudhë 3 apo 4 ditore”, tha Rama.
Kryeminsitri shqiptar theksoi se kjo ka ndodhur pavarësisht infrastrukturës gjerësisht të ripërtërirë të mbrojtjes ujore si rezultat i investimeve të vazhdueshme të dekadës së fundit.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se deri tani në rang vendi regjistrohen 1587 banesa në praninë e uji, ndërsa janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje.
Në mbledhjen e Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, kryeministri Rama bëri një përditësim të situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit, si pasojë e nivelit tejet të lartë të reshjeve të shiut.
“Aktualisht në gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve të matura, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 41 mm shi. Një punonjës i bashkisë së Durrësit është gjendur i mbytur. Deri tani janë numëruar në rang vendi 1587 banesa në praninë e ujit. Janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje”, tha Rama.
Po ashtu, kryeministri theksoi se prani uji është konstatuar në 13 211 ha tokë bujqësore, një pjesë janë përmbytur.
“Kemi prani uji edhe në disa qendra shëndetësore apo objekte arsimore. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme deri në 300 mm ose përndryshe më shumë se sa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit. Pra, reshjet 30-ditore mesatare të muajit kanë rënë për një periudhë 3 apo 4 ditore”, tha Rama.
Ky fenomen, sipas tij, vjen si rezultat i ndryshimit të klimës dhe po bëhet gjithnjë e më pak i papritur në mbarë botën.
“Për shembull në disa zona të ultësirës perëndimore sasia e reshjeve në këto 4-5 ditë ka qenë rreth 25% ose sa çereku i sasisë vjetore të tyre në mesatare. Si pasojë e rritjes së këtyre prurjeve në rrjetet ujore, në kanalet e ujërave të larta, kolektorë kryesorë kullues, përrenjtë malorë dhe vetë lumenjtë e vendit ka ardhur si pasojë përmbytja”, tha Kryeministri.
Rama theksoi se kjo ka ndodhur pavarësisht infrastrukturës gjerësisht të ripërtërirë të mbrojtjes ujore si rezultat i investimeve të vazhdueshme të dekadës së fundit.









