TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përmbytje në Lezhë, rrugë të bllokuara e mungesë të energjisë si pasojë e reshjeve

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Përmbytje në Lezhë, rrugë të bllokuara e mungesë të energjisë si pasojë e reshjeve

Moti i keq me reshje intensive të shiut ka përfshirë vendin, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile raporton se situata në vend paraqitet kryesisht e qetë dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.

Megjithatë, në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive pasditen e djeshme kanë dëmtuar segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të Forcave të Armatosura, personat u evakuuan me sukses. Aktualisht, rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.

Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë. Ndërsa në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin, rrëzimi i një peme ka dëmtuar linjat elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë. Në rrugën Lezhë–Balldren, forcat operacionale po punojnë për pastrimin e inerteve nga rruga.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika të veçanta nga moti.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë 24 orëve të ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash, ndërsa nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet gjithashtu mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zonat luginore.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim me strukturat vendore, për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq.

Situata në qarkun Vlorë

Qarku i Vlorës vazhdon të përfshihet nga stuhi ere, e cila ka bllokuar lundrimin e mjeteve të vogla, peshkarexhave dhe tragetit të linjës Brindisi. Si pasojë e erës, është ndërprerë energjia elektrike në disa njësi administrative, përfshirë Orikum, Shushicë, Novoselë dhe Selenicë. Era ka shkaktuar gjithashtu rrëzimin e pemëve në zonën e pyllit të Sodës, duke penguar qarkullimin.

Situata në qarkun Kukës

I gjithë territori i Kukësit është përfshirë nga reshje me intensitet mesatar deri të lartë. Gjatë natës janë regjistruar rënie gurësh dhe inertes në rrugët nacionale, por të gjitha akset mbeten të qarkullueshme. Ndërprerje energjie ka patur në disa fshatra të bashkive Kukës, Has dhe Tropojë. Furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara, ndërsa situata monitorohet në vazhdimësi.

Situata në qarkun Shkodër

Në Bashkinë Shkodër, reshjet mesatare nuk kanë shkaktuar ndërprerje energjie, por rruga Theth–Breg Lumi në fshatin Gimaj mbetet e bllokuar pas shembjes së masivit, ndërsa po punohet për zhbllokimin e saj.

Në Bashkinë Vau Dejës ka mungesë energjie në disa njësitë administrative, por reshjet janë të menaxhueshme.

Bashkia Pukë raporton reshje mesatare pa problematika të tjera, ndërsa në Bashkinë Fushë Arrëz, reshjet e forta me rrufe kanë shkaktuar ndërprerje energjie në disa zona.

Situata në qarkun Lezhë

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane. Sasia e madhe e reshjeve ka sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, si dhe në një sipërfaqe prej rreth 11.2 hektarësh. Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin.

Shirat e dendur kanë shkaktuar probleme edhe në zonën e Kallmetit, duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

Ndërkohë, në pjesën më të madhe të territorit raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq.

Bashkia Kurbin: Shiu ka shkaktuar rritje të prurjeve në lumet Drojë dhe kanale, duke prekur rreth 50 banesa. Disa akse rrugore në Milot, Skuraj, Vinjollë, Gallatë, Fushë Mamurras dhe Shmëri janë të pakalueshme. Nuk ka nevojë për evakuime. Mjetet e rënda dhe grupet e shërbimeve janë në terren.

/rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Theret me thikë një person në Fushë – Kosovë

Osmani uron Erdoganin

Osmani ngushëllon Erdoganin: Qëndrojmë me popullin turk në këto momente

Si ndodhi incidenti në “Kodrën e Trimave”?- detaje

Si ndodhi incidenti në “Kodrën e Trimave”?- detaje

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

​Reshjet e borës, probleme me qarkullimin në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Reshje shiu e bore, Policia apel për kujdes në trafik – Komuna e Prishtinës thotë se ekipet janë në teren

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Theret me thikë një person në Fushë – Kosovë

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

Osmani uron Erdoganin

Osmani ngushëllon Erdoganin: Qëndrojmë me popullin turk në këto momente

“Liria pa gjak nuk vjen” – 36 vjet nga rënia e Agron Fetahut

“Liria pa gjak nuk vjen” – 36 vjet nga rënia e Agron Fetahut

Pajisja me lejeqëndrim, shqiptarët jashtë territorit të Kosovës thonë se presin me orë

Pajisja me lejeqëndrim, shqiptarët jashtë territorit të Kosovës thonë se presin me orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën