TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është i drejtë, deputetët dështuan ta kryejnë detyrën

by Tëvë1
3 muaj ago
56
A A
Kryeziu: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është i drejtë, deputetët dështuan ta kryejnë detyrën

Ish-nënkryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Kadri Kryeziu, ka komentuar vendimin për masën e përkohshme ndaj dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, gjatë një interviste në emisionin Info Nata në Tëvë1.

Kryeziu tha se, sipas mendimit të tij, presidentja Vjosa Osmani nuk ka pasur alternativë tjetër dhe se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është në përputhje me situatën e krijuar.

“Do të përbënte shkelje të kompetencave nëse nuk do të veprohej, sepse nuk ka pasur alternativë tjetër. Kush e shpjegon një alternativë tjetër, atëherë është mendimi i tij i lirë, por sipas meje nuk ka pasur alternativë, sepse ky mandat kishte përfunduar”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka theksuar se, sipas Kushtetutës, presidenti duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur për shkak të procedurave parlamentare.

“Këtu ka pasur edhe shkelje në procedurë, sepse në momentin e thirrjes së mbledhjes që bën konstituimin e një organi, për nisjen e seancës duhet të kemi kuorum. Duhet të jenë të pranishëm 80 deputetë. Me 79 deputetë nuk mund të fillojë seanca”, ka deklaruar ai.

Sipas Kryeziut, në momentin kur është parë se nuk ka numrin e nevojshëm të deputetëve në sallë, seanca nuk është dashur të fillonte.

“Seanca që nisi atë ditë ishte jashtë rregullores, sepse duhet të jenë të pranishëm 80 deputetë. Në momentin që është parë se nuk janë 80 deputetë, seanca nuk është dashur të fillonte”, është shprehur ai.

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese shtoi se përgjegjësia për situatën e krijuar bie mbi deputetët e Kuvendit.

“Deputetët kanë dështuar ta kryejnë detyrën e tyre për zgjedhjen e presidentit. Kur deputetët dështojnë, atëherë masa ndëshkuese është shpërndarja e Kuvendit ose marrja e mandatit të deputetëve”, ka thënë Kryeziu.

Ai vlerësoi se dekreti i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit është i drejtë.

“Sipas mendimit tim, dekreti i Osmanit është me të drejtë, sepse nuk ka pasur alternativë tjetër dhe ajo ka bërë atë që është dashur të bëjë”, ka deklaruar Kryeziu.

Tags: gjykata kushteteseKadri KryeziuTeve1vjosam osmani
Share8Tweet5

Postime të ngjashme

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund

​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund

Emisioni “Info Nata” 05.06.206

Emisioni “Info Nata” 05.06.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.06.2026

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Lodhja rreth orës 3, ja çfarë e shkakton dhe si ta parandaloni

Lodhja rreth orës 3, ja çfarë e shkakton dhe si ta parandaloni

​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund

​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën