TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përmbytje masive në Bullgari, shkatërrohet fshati turistik – raportohet për viktima

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Përmbytje masive në Bullgari, shkatërrohet fshati turistik – raportohet për viktima

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Bullgari, duke goditur më fort rajonin e Burgasit.

Mes zonave më të prekura është edhe fshati turistik Elenite, ku ujërat kanë përfshirë hotele, ndërtesa dhe automjete.

Qindra persona janë evakuuar, ndërsa dhjetëra ekipe shpëtimi po punojnë në terren. Situata mbetet kritike, pasi shirat vijojnë me intensitet përgjatë jugut të bregdetit të Zi.

Deri tani janë konfirmuar dy viktima në Elenite. Njëri prej tyre humbi jetën në një garazh nëntokësor, ndërsa viktima e dytë është një operator ekskavatori që kishte shkuar për të ndihmuar, por më vonë u gjet i pajetë.

Shpëtimtarët po kontrollojnë ndërtesat për persona të bllokuar. Deri më tani janë evakuuar gjashtë gra, përfshirë tre turiste nga Polonia, nga një vendpushim në komunën e Nesebrit.

Për shkak të përmbytjeve, automjetet e zakonshme e kanë të pamundur të hyjnë në disa zona. Në operacion janë përfshirë ekipe të specializuara nga Nesebër, Pomorie dhe Varna, përfshirë zhytës dhe mjete amfibe.

Rreth 50 persona, të strehuar në katet e sipërme të katër ndërtesave të rrezikuara, janë aktualisht të sigurt.

Për shkak të situatës së rënduar nga reshjet, në rrethet Burgas, Montana dhe Pernik është shpallur gjendje e jashtëzakonshme./Alsat.mk

Tags: bullgaripermbytjeTeve1Viktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Begaj takohet me Sinanin, flasin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Begaj takohet me Sinanin, flasin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shqipëri: Kuvendi voton kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, opozita paralajmëron protestë të re

Shqipëri: Kuvendi voton kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, opozita paralajmëron protestë të re

​U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar

​U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar

​“Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë jo”, aksioni simbolik i rinisë së PDK-së

​“Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë jo”, aksioni simbolik i rinisë së PDK-së

Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor

Prokuroria kërkon paraburgim për këngëtarin Besart Kelmendi

Prokuroria kërkon paraburgim për këngëtarin Besart Kelmendi

Isufi: LVV po e mban procesin të hapur për të shkuar vendi drejt zgjedhjeve

Isufi: LVV po e mban procesin të hapur për të shkuar vendi drejt zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën