tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Përmbushja e obligimeve të dialogut mund të sjell benefite për Kosovën

tëvë1 nga tëvë1
08/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Tash e sa javë i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar ka përmendur mundësinë për fillimin e një fushate globale për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Së fundmi një kërkesë për fillimin e kësaj fushate e kanë bërë edhe tre kongresmenë amerikanë, ndërkohë analistët thonë se për të ardhur deri te kjo, Kosova duhet të përmbush obligimet e saj ndërkombëtare.

Në mesin e sfidave me të cilat përballet Kosova në rrugën e integrimit euro-atlantik është edhe mungesa e njohjes së pavarësisë nga pesë vendet anëtare të BE-së. Por, telashe po shkakton edhe mungesa e njohjeve nga vende të tjera të botës.

Amerikanët kanë shfaqur vullnetin e tyre për ta ndihmuar Kosovën në zgjidhjen e këtij problemi, duke premtuar fillimin e një fushate globale për njohjen e pavarësisë.

Kongresmenët amerikanë: Ritchie Torres, Elissa Slotkin dhe Lisa McClain, i janë drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve me një rezolutë dypikëshe, ku në pikën e dytë të saj, thuhet se “duhet të mbetet politikë e Shteteve të Bashkuara të promovojë njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran, i pavarur, demokratik, mutlietnik brenda kufijve të saj të njohu”.

Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, thotë se nuk pret që kjo rezolutë të prodhoi ndonjë rezultat të madh.

“Rezoluta e fundit e tre kongrsmenëve amerikanë është një lajm i mirë, për sa i përket interesimit të Shteteve të Bashkuara për Kosovën … Por, personalisht unë nuk besoj që kjo rezolutë të ketë ndonjë fuqi të madhe apo të themi të angazhoi dhomën e përfaqësuesve, për të marrë vendime të tjera nga ato të cilat janë marrë deri me tani në lidhje me Kosovën”, u shpreh analisti nga Shqipëria, Ben Andoni.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, e sheh si të mundshme fillimin e një fushate për njohjen e pavarësisë, por pasi Kosova t’i ketë përmbushur obligimet e saj.

“Ky është qëndrim i Shteteve të Bashkuara. Ata kërkojnë nga Kosova që ta përmbush pjesën e vetë të obligimeve nga marrëveshja franko-gjermane … dhe që pastaj Uashingtoni të angazhohet për afirmimin në përmasa ndërkombëtare për njohje të reja të Kosovës jo vetëm të 5-shes së Bashkimit Evropian dhe për përshpejtim të integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike”, tha njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në raportimin e tij gjatë muajit korrik para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se nëse Kosova themelon asociacionin, SHBA do të filloi jo vetëm një fushatë evropiane për njohjen e pavarësisë, por një fushatë globale.

Autor: Valmir Gallopeni

Kurti: Operacioni policor në veri po vazhdon

24/09/2023

Dugolli: Vuçiqin e nervozon profesionalizmi i Policisë së Kosovës

24/09/2023

Derbi i Francës flet për PSG-në, parizienët mposhtin me “poker” Marseillen

24/09/2023

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

24/09/2023

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.