TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përleshje të reja vdekjeprurëse mes forcave siriane dhe luftëtarëve kurdë në Alepo

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Përleshje të reja vdekjeprurëse mes forcave siriane dhe luftëtarëve kurdë në Alepo

Përleshje vdekjeprurëse kanë shpërthyer të martën mes forcave të ushtrisë siriane dhe forcave kurde në një zonë të kontestuar në pjesën veriore të qytetit të Alepos, ndërsa përpjekjet për të bashkuar Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA-të me ushtrinë kombëtare kanë treguar pak përparim.

Agjencia shtetërore siriane SANA raportoi se një ushtar u vra dhe tre u plagosën në një sulm të dyshuar nga SDF-ja, ndërsa televizioni shtetëror tha se tre civilë, përfshirë dy gra, u vranë dhe të tjerë u plagosën, mes tyre dy fëmijë, nga bombardimet në një zonë banimi.

SANA shtoi se nëntë punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë në Alepo u plagosën nga granatimet, transmeton AP.

SDF-ja mohoi përgjegjësinë, duke thënë se një predhë e lëshuar nga “fraksione të lidhura me qeverinë e Damaskut” ra në al-Midan, ndërsa shënjestra ishte lagjja kurde Sheikh Maqsoud.

“Ky bombardim pa dallim përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj zonave të banuara dhe i ekspozon jetët e civilëve ndaj rrezikut të madh”, tha ajo.

SDF-ja tha gjithashtu se një sulm me dron nga forcat qeveritare vrau një banor të Sheikh Maqsoud dhe plagosi dy fëmijë, ndërsa granatimet në Bani Zaid vranë një grua dhe plagosën dhjetëra. Mediat shtetërore nuk i përmendën këto incidente.

Në Spitalin Al-Razi, Ahmad Abu Sheikh priste vajzën e tij 4-vjeçare, Fatimen, e cila humbi syrin nga shrapneli. “Dua vetëm të di çfarë mund t’i them vajzës sime kur ta shoh? Ku i shkoi syri?” tha ai.

Aktivisti Afrin Jaëan tha se mijëra civilë në lagjet kurde ishin të rrethuar dhe “iu nënshtruan granatimeve pa dallim me të gjitha llojet e armëve të rënda dhe të mesme … nga fraksionet e lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes në Damask”.

Përleshjet në Sheikh Maqsoud dhe Achrafieh janë përsëritur, pavarësisht armëpushimeve të mëparshme.

SDF, me dhjetëra mijëra luftëtarë, pritet të integrohet në ushtrinë siriane sipas një marrëveshjeje të marsit 2025, por mosmarrëveshjet vazhdojnë.

Takimet e fundit në Damask nuk sollën përparim, ndërsa disa fraksione të ushtrisë së re siriane kanë histori përleshjesh me forcat kurde.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Trump për Iranin: Nuk kemi përfunduar ende

Trump për Iranin: Nuk kemi përfunduar ende

Çmimet e naftës në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2021

Vendet e IEA-së bien dakord të lirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Zgjedhjet lokale në Serbi – Radoiçiq akuzohet për kërcënim ndaj mbështetësve të opozitës

Zgjedhjet lokale në Serbi – Radoiçiq akuzohet për kërcënim ndaj mbështetësve të opozitës

​34-vjet nga vdekja e Martin Camajt

​34-vjet nga vdekja e Martin Camajt

Parashikimi i motit për të shtunën

Moti me diell dhe vranësira

Osmani në LDK? Nimani: Abdixhiku e ka obligim t’ia kthejë borxhin

Osmani në LDK? Nimani: Abdixhiku e ka obligim t’ia kthejë borxhin

“InfoNata” 11.03.2026

“InfoNata” 11.03.2026

Juristi Kabashi vlerëson se Kushtetuesja do ta shpallë të pavlefshëm dekretin e Osmanit

Juristi Kabashi vlerëson se Kushtetuesja do ta shpallë të pavlefshëm dekretin e Osmanit

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Kusari-Lila: Nga nesër çmimi i naftës s’mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër

Policia sekuestron armë, narkotikë dhe mjete të rrezikshme në Suharekë

Policia sekuestron armë, narkotikë dhe mjete të rrezikshme në Suharekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën