Një person dyshohet se ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur mes tre personave në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës thotë se në lidhje me rastin është konfiskuar mjeti i dyshuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /teve1.info/







