Në raportin 24-orësh thuhet se si pasojë e përleshjes kanë pësuar lëndime trupore 3 persona, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit personat e lënduar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor.
“Raportohet se si pasojë e përleshjes mes dy grupeve të personave lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë. Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftim..teve1.info./