TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përkujtohet masakra në fshatrat e Drenasit ku u vranë 275 persona

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Përkujtohet masakra në fshatrat e Drenasit ku u vranë 275 persona

Mirëpo Bekim Bilalli nga Shtutica e Drenasit u vra pikërisht në ditëlindjen e 19, gjatë masakrës që forcat serbe e kryen në këtë fshat dhe fshatrat përreth.

Në momentin kur e vranë ai ishte në krahët e xhaxhait të tij, Rifatit, i cili u plagos dhe arriti të mbijetonte.

Përveç Bekimit, Rifat Bilallit në masakër iu vranë edhe nëntë familjarë të tjerë.

Ai rrëfen momentin e kobshëm kur e pa me sytë e tij vrasjen e djalit të vëllaut dhe 20 personave të tjerë.

“Ka ora 5 djali i vëllaut, Bekimi i sheh forcat serbe, thotë Baci Rifat janë tuj ardhë përpara, përpjet tu u ngjit por ne nuk kishim kah të ia mbajmë se ishim të rrethum në të gjitha anët. Dhe pas 2-3 minutave dëgjum ata duke fol në gjuhën serbe dhe duke thanë eva terroristat (qe terroristat) dhe kanë lëshue një breshëri armësh. Atëherë plagoset djali i vëllaut dhe une. Na japin urdhër të çohemi në këmbë dhe prej tyre 27 vetëm 6 arrijmë të çohemi. Aty mbetën djali i vëllaut e disa kushëri”, thotë Bilalli.

Forcat serbe më pas e shpien Rifatin dhe persona të tjerë në malet e fshatit, ku fillimisht i plaçkisin dhe i keqtrajtojnë rëndë, e më pas i ekzekutojnë shumë prej tyre.

Maltretimet më të rënda, Rifati bashkë me të zënët rob tjerë i përjetuan në stacionin policor të Drenasit, aty ku edhe i privonin nga ushqimi e pija.

“Aty kena nejt 5 ditë. 5 ditë nuk kena hangër bukë, pa bukë. Veç ujë kur kena pi edhe ata ujë, rrallë një herë në dite ka pas me dal me i mush ato shishe. Në ato shishe e kemi kry nevojën fiziologjike, ato u dashke me i shprea, mushë ujë edhe me e pie”, shtoi ai.

Pasi që arrin të lirohet nga forcat serbe, Rifati takohet me familjarët që i mbetën të gjallë. Por pak orë pasi të takohet me ata, atij i kishte vdekur nëna nga infarkti.

“Po i tham ku a nana? Po më thojnë nana ka vdes sot në ora 8 të mëngjesit. Dmth ajo prej mërzisë që e ka përjetue, djemtë e asi ka pësue sulm edhe ka vdek. E kishin pas varros 2-3 or përpara, unë s’arrita me nxanë kur e kishin varros”, tha Bilalli.

Pak metra larg Shtuticës në fshatin Verboc të Drenasit gjendet një pllakë përkujtimore e dëshmorëve dhe martirëve që ranë në këtë masakër.

Aty gjendet edhe emri i Bahtije Gashit, gjyshes së mësuesit Fazli Gashit e cila u vra gjatë masakrës. Gashi rrëfen se si ajo kishte insistuar që të mos ikte me të tjerët dhe kishte qëndruar në veturë

“Lokja është vra në kerr, një Golf 1sh ka qenë, edhe ka qenë vetëm. Jam afru edhe nipi i saj edhe une i kam thanë çu dil se po të marrim përkrahsh diqysh po të hjekim, mirëpo ajo s’ka pranu”, tha Gashi.

Megjithatë, Gashi kishte shpëtuar nipin e tij në një mënyrë të pabesueshme

“E kam pas një vajzë, në të vrtetë një djalë të qikës që është në Gjermani. Ajo ka qenë 7-8 muajsh, e kom kap tri herë para dursh për me mujt, tri herë ma kan ndërpre autoblindat rrugën mu ngjit malit, se u kanë mal shumë i zhveshun. Unë jam kthy por prapë kam dalë edhe e kom ba mend qe vritna vet veq me pshtu atë djalë”, shtoi ai.

Gjithsejt 275 persona, 40 dëshmorë dhe 235 martirë ng fshatrat Verboc, Shtuticë, Tërstenik, Polluzhë, Gllobar, Baks, e Dashec u vranë në masakrën e 23 viteve më parë.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Konjufca dënon deklaratën e ministres serbe: BE-ja duhet të reagojë me pasoja për Serbinë

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje të proceseve

Maqedonci takon Hargreaves, flasin për situatën aktuale të sigurisë në rajon

Maqedonci takon Hargreaves, flasin për situatën aktuale të sigurisë në rajon

Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Fatmir Shehollit për spiunazh

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Konjufca dënon deklaratën e ministres serbe: BE-ja duhet të reagojë me pasoja për Serbinë

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje të proceseve

Maqedonci takon Hargreaves, flasin për situatën aktuale të sigurisë në rajon

Maqedonci takon Hargreaves, flasin për situatën aktuale të sigurisë në rajon

Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Tentim vrasja në Kolovicë- Fitim Doda dënohet me 7 vjet e 10 muaj burgim, Arijan Sijarina me 9 muaj burgim

Aktakuzë për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, sekuestrohen marihuanë dhe mijëra euro

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

​Çitaku për deklaratën e ministres serbe: Ideologjia që prodhoi gjenocid s’është mposhtur

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

KDI i kërkon Haxhiut të caktojë sa më parë datën e seancës konstituive të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën