TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Përkujtohen martirët dhe dëshmorët e lagjes “Veliqi” në Polluzhë

Në nderim të 2 dëshmorëve dhe nëntë martirëve të lagjes “Veliqi” në Polluzhë të Drenasit sot u zbulua pllaka përkujtimore për ta. E familjarët kujtuan me mall më të dashurit e tyre.

nga Fëllënza Krasniqi
30 Prill, 2025
0 0
A A

Malli për të birin nuk i është shuar as pas 26 vitesh.

E me kujtimet më të mira për të jeton edhe sot nënë Mehdije Veliqi.

Ajo kujton kohën kur i biri Besimi bashkë me dy vëllezërit ranë në duart e armikut.

“Në Gllobarë tre djem i kam pas në burg, dy i  kanë lëshuar këta a e kanë qu të gjallë te serbët a e kanë vra këtu e kanë qu atje mas 4 viteve na e kanë kthyer”, thotë ajo.

Me lot në sy, nënë Mehdija e përshkruan 22 vjeçarin si djalë shumë punëtor.

“Ohh e kujtoj boll, po s’kam çka me bë .Shumë djalë i mirë u kanë shumë jam shëmtu për të. U kanë punëtorë, kurrë askujt nuk ia ka prish shumë shumë  krejt e kanë deshtë”, thotë Veliqi.

E martir në lagjen “Veliqi” në Polluzhë të Drenasit, kishte rënë edhe 17-vjeçari, Burim Veliqi.

Motra e tij tregon momentet e fundit që kishte pasur me të.

“Ishte në një aksion në fshatin Polac ku ishin të organizuar si ushtri. Momentet e fundit  kur jemi përshëndet me të ishin para shtëpisë sonë. Ishte krenar ishte me ndjenja shumë të mira për me dhanë jetën për lirinë e Kosovës e asnjëherë nuk e shuajt këtë ëndërr edhe që është bë realitet. Gjaku i tyre u bë liri për ne”, shprehet Sevdije Veliqi.

Lidhjen që e kishte me dëshmorin, e motra thotë se ishte e veçantë.

“I kom pas tepër raporte e mira me të se nuk na ka nda as gjumi. Ishin momente kur ai shkonte në ushtri  askush nuk e ka kuptuar veç unë. Ishin moment shumë të mira si motër e vëlla më”, thotë ajo

Në këtë përvjetor u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore për dy dëshmorët dhe nëntë martirët e  Polluzhës të Drenasit.

I lumtur për zbulimin e kësaj pllake përkujtimore u shpreh kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

“Unë sot jam i lumtur që po e zbulojmë këtë pllakë përkujtimore që e kanë ndërtuar familjarët, pra është me iniciativë të familjarëve. Sigurisht ne si institucione është dashur me i bo krejt këto vet”, u shpreh Lladrovci.

Për të nderuar dëshmorët e martirët e kësaj lagjeje erdhën edhe shumë figura të tjera politike.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X