TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përkujtohen heronjtë në Radishevë të Skenderajt

Qytetarë, përfaqësues institucionalë dhe familjarë janë mbledhur në Radishevë të Skenderajt për t’i përkujtuar tri figura të shquara të historisë kombëtare – Shotë Galicën, Mehmet Delinë dhe Imer Fazlinë. Në këtë ceremoni u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore në nder të tyre.

by Arlind Beqiraj
3 muaj ago
3 0
A A

Qytetarë dhe krerë të institucioneve komunale kanë mbushur varrezat në Radishevë të Skenderajt.

Ata u mblodhën për të nderuar dhe për ta zbuluar pllakën përkujtimore për Shotë Galicën, Mehmet Delinë dhe Imer Fazlinë.

Në nderim të tyre, ceremonia nisi me një minutë heshtje.

Të pranishëm ishin edhe familjarët e tre heronjve, ndërsa fjalën e mori Bajram Morina, nipi i Shotë Galicës, në prag të 99-vjetorit të vdekjes së saj.

“Për mua është kënaqësi dhe krenari e veçantë që të jem këtu para gjithë këtyre njerëzve, e pas shumë e shumë luftërash, përpjekjesh e sakrificash, ka ardhur kjo ditë që ne të jemi të bashkuar”, deklaroi Morina.

Më pas, fjalën e mori nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se sot po nderohen dy epoka të heronjve.

“Këtu po nderojmë dy epoka të historisë sonë kombëtare, të cilat janë të lidhura ngushtë dhe janë në kontinuitet me historinë, sakrificën dhe mundin e luftës sonë për liri, nga periudha e lëvizjes çlirimtare të udhëhequr nga Qerime Shotë Galica, deri në luftën e UÇK-së”, theksoi Nura.

Një kërkesë për institucionet e pati edhe kryetari i fshatit, Naim Ahmetaj.

“Nga ky vend i shenjtë shpreh edhe një dëshirë dhe një apel ndaj institucioneve komunale dhe qeveritare të Kosovës, që në vitin e ardhshëm, në rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Shotë Galicës, në Skenderaj dhe Prishtinë të ngrihet një memorial dinjitoz për Shotë Galicën”, theksoi Ahmetaj.

Në fund të ceremonisë u bë edhe zbulimi i pllakës me fotografitë e tre heronjve.

Familjarët, të emocionuar, u afruan pranë duke prekur fotografitë e tyre, ndërsa disa të tjerë shfrytëzuan rastin për të bërë fotografi.

Nipi i themeluesit të fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Sami Haxhibeqiri, ka vazhduar rrugëtimin familjar në mjekësi, të nisur tashmë prej tre brezash. Babai i Samiut, doktor Shpend Haxhibeqiri, ka rrëfyer për Tëvë1 emocionet pasi pranoi lajmin që djali iu pranua në fakultetin të cilin babai i tij e themeloi tri dekada më parë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën