TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përkeqësohet gjendja në blloqet e KEK-ut, prishja e njësisë A5 i kushtoi 400 milionë euro Kosovës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Përkeqësohet gjendja në blloqet e KEK-ut, prishja e njësisë A5 i kushtoi 400 milionë euro Kosovës

Deri para dy ditëve gjendja e bllokut A3 dhe B1 ishte stabile. Madje njësia A3 prodhonte rreth 130 megavat të energjisë në orë, kurse B1 260 megavat në orë.

Kështu bëhej e ditur në të dhënat e dërguar nga Korporata Energjetike e Kosovës për Tëvë 1.

“Njësia gjeneruese A3, – është duke operuar me fuqi prej rreth 130 MW/h, gjendja e kësaj njësie paraqitet e qetë dhe stabile, referuar Bilancit Vjetor Energjisë Elektrike (BVEE) në fuqi kjo njësi parashihet që ta realizoj remontin e rregullt vjetor gjatë majit Tetor, remonti mesatarisht zgjatë 20 ditë. Njësia gjeneruese B1 – Kjo njësi gjeneruese është në operim me fuqi prej rreth 260 MË/h dhe gjendja aktuale e kësaj njësie paraqitet e qetë dhe stabile, bazuar në planin e aprovuar, kjo njësi tanimë e ka përfunduar remontin e rregullt vjetor në muajin Korrik, 2022”, tha Skënder Bucolli – zëdhënësi i KEK-ut.

Por të dielën pikërisht njësia A3 kishte dalë jashtë funksionimit dhe nuk prodhonte më rrymë.

Kurse të hënën për një kohë të shkurtë u ndërpre edhe prodhimi i rrymës në njësinë B1.

Por nuk vonoi shumë dhe ky bllok u kthye në funksionim megjithatë jo me kapacitete e mëhershme.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndërprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

 

E prishja e këtyre njësive sipas nënkryetarit të sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica po ndodh për shkak të vjetërsisë së blloqeve.

Madje dalja jashtë funksioni e njësisë A5 e cila kishte ndodhur më parë, sipas Llumnicës i ka kushtuar dëm miliona euro Kosovës.

Pas prishjes së njësisë A3 nga KESCO kanë bërë thirrje që të kursehet maksimalisht energjia elektrike, derisa kufizimet e energjisë elektrike vazhdojnë të jenë 2 orë.

Kronika e gazetares Doresa Geci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Programi që trajton kryerësit e dhunës ndaj grave, mbetet i padetyrueshëm në Kosovë

Programi që trajton kryerësit e dhunës ndaj grave, mbetet i padetyrueshëm në Kosovë

Hamza takon ambasadorin gjerman, thekson nevojën për funksionalizimin e institucioneve

Hamza takon ambasadorin gjerman, thekson nevojën për funksionalizimin e institucioneve

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Kurti s’e komenton gatishmërinë e LDK-së për koalicion

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla: Flasim me SHBA edhe për gazin, por vendimet i bazojmë në interesin e Kosovës

Programi që trajton kryerësit e dhunës ndaj grave, mbetet i padetyrueshëm në Kosovë

Programi që trajton kryerësit e dhunës ndaj grave, mbetet i padetyrueshëm në Kosovë

Nafta sërish mbi 80 dollarë për fuçi pas anulimit të bisedimeve SHBA-Iran

Nafta sërish mbi 80 dollarë për fuçi pas anulimit të bisedimeve SHBA-Iran

Hamza takon ambasadorin gjerman, thekson nevojën për funksionalizimin e institucioneve

Hamza takon ambasadorin gjerman, thekson nevojën për funksionalizimin e institucioneve

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Kurti s’e komenton gatishmërinë e LDK-së për koalicion

Emisioni “Mesditë” 19.06.2026

Emisioni “Mesditë” 19.06.2026

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla: Flasim me SHBA edhe për gazin, por vendimet i bazojmë në interesin e Kosovës

Gërvalla për opozitën: Koha të ulemi e të diskutojmë, të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues

Gërvalla për opozitën: Koha të ulemi e të diskutojmë, të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën