TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen 82,809

by tëvë1
1 muaj ago
7
A A
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen 82,809

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllë procesin e vlerësimit të pakove të supozuara nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë.

Nga fillimi i këtij procesi (9 qershor, ora 16:00) dhe deri në përfundim të tij, të dielën (14 qershor 2026, ora 17:00) në procesin e vlerësimit janë përfshirë 85,790 pako, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

“Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,552 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ. Po ashtu, arsyet e tjera, më pak të shprehura, lidhen me rastet kur në një pako janë përfshirë më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person (322), kur votuesi ka dërguar pakon nga një shtet tjetër nga ai ku ishte regjistruar për votim (23), kur në pako është gjetur vetëm dëftesa e regjistrimit pa fletëvotim (32), kur ka munguar pulla apo vula postare (5), si dhe me kur fletëvotimi është shtypur (1). Sipas të dhënave të KQZ-së, janë evidentuar edhe zarfe të dërguara gabimisht (46)”, ka njoftuar zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më 85,790 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar, me qëllim që të vërtetohet nëse janë dërguar nga votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës.

Votimi përmes postës ka filluar më 21 maj dhe është përmbyllur më 6 qershor. Numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim përmes postës në këto zgjedhje ishte rreth 105 mijë.

Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Ky proces ka filluar të premten në mbrëmje (12 qershor) me numërimin e fletëvotimeve të para që i takojnë këtij lloj votimi.

Deri më tani (e diel, 14 qershor 2026, ora 18:00) janë numëruar 60 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

“Info Nata”- 28.07.2026

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën