TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfundon seanca fillestare ndaj Sllavko Simiq e Urosh Vukashinoviq

by teve1
1 vit ago
0
A A
Përfundon seanca fillestare ndaj Sllavko Simiq e Urosh Vukashinoviq

Sot është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarve Sllavko Simiq dhe Urosh Vukashinoviq, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, dhe për veprën penale sulm.

Në seancën e mbajtur sot, të dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

“E nderuar gjyqtare, absolutisht nuk jam fajtor,” tha Simiq. “E nderuar gjyqtare, nuk e pranoj fajësinë sepse jam i pafajshëm,” deklaroi Vukashinoviq.

Sipas aktakuzës, më 16 qershor 2023, rreth orës 14:15, në Leposaviq, i pandehuri Sllavko Simiq me dashje ka marrë pjesë në një turmë prej më shumë se tetë personash, e cila me veprimet e saj të përbashkëta ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Në momentin kur nga objekti i Komunës së Leposaviqit ka dalë ministri Elbert Krasniqi, persona civilë dhe të maskuar kanë filluar të hedhin shok-bomba në drejtim të veturës zyrtare të ministrit.

Pasi ministri ka kaluar, i pandehuri Simiq, sipas aktakuzës, ka dhënë urdhër duke thënë “goditni mediat”, pas çka sulmi ka vazhduar në drejtim të gazetarëve të mediave të Kosovës.

Nga ky sulm kanë pësuar lëndime të rënda trupore gazetarët Pleurat Salihu dhe Bardh Bekteshi, ndërsa me lëndime të lehta trupore është dëmtuar gazetarja Venera Xhoxhaj.

Për këtë, Sllavko Simiq akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Ndërkaq, i pandehuri Urosh Vukashinoviq akuzohet se po atë ditë, më 16 qershor 2023, rreth orës 14:15, në Leposaviq, ka përdorur forcë ndaj gazetarëve të mediave të Kosovës, i motivuar mbi baza të kombësisë.

Sipas aktakuzës, ai ka gjuajtur me mjete të forta kupëza betoni, tulla dhe sende të tjera – në drejtim të gazetarëve të disa mediave.

Bazuar në aktakuzë, Urosh Vukashinoviq ngarkohet me veprat penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe sulm.

Simiq dhe Vukasinoviq deklarohen të pafajshëm për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia shton kontrollet në Gjakovë ndaj automjeteve me modifikime të paautorizuara

Policia shton kontrollet në Gjakovë ndaj automjeteve me modifikime të paautorizuara

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

​Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tre personave, u kapën duke shitur kokainë

Kurti: Galeria Kombëtare po restaurohet për herë të parë, po shtohen edhe hapësira të reja

Kurti pranon letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri belg, Bart De Wever

Ministria e Bujqësisë: Këtë javë fillojnë vendimet dhe pagesat për Pagesat Direkte 2026

Ministria e Bujqësisë: Këtë javë fillojnë vendimet dhe pagesat për Pagesat Direkte 2026

Prishtina fiton derbin ndaj Ballkanit

Prishtina fiton derbin ndaj Ballkanit

Sergio Ramos bëhet pronar i Sevillas

Ramos mund të transferohet te Getafe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën