Në njoftim thuhet se njësia B2 ka përfunduar revizionin e planifikuar tetë ditorë, tre ditë më herët, raporton teve1.info
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të TCB-së, është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B”, thuhet në njoftim.