TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përfundon projekti për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve në Kosovë, i mbështetur nga BE

by teve1
1 orë ago
0
A A
Përfundon projekti për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve në Kosovë, i mbështetur nga BE

Pas pesë vitesh zbatim, Programi për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve në Kosovë, i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe ambasada e Suedisë në Kosovë është përmbyllur sot me sukses.

Në ceremoninë përmbyllëse, kryesuesja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova tha se programi ka pasur fokus të veçantë në forcimin e qeverisjes së pyjeve, mbrojtjen e këtij burimi dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tij.

Palatova tha se ky program synon një ekonomi të qëndrueshme dhe neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050, duke siguruar që ekosistemet të restaurohen.

“Programi u fokusua në përmirësimin e qeverisjes së pyjeve, mbrojtjen e këtij burimi, mundësimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe me shumë qëllime të pyjeve dhe forcimin e sundimit të ligjit në pyje… Strategjia e Bashkimit Evropian për Pyjet 2030 njeh rolin thelbësor të pyjeve, kontributet e pylltarëve dhe zinxhirin e vlerave të bazuara në pyje. Synon një ekonomi të qëndrueshme dhe neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050, duke siguruar që ekosistemet të restaurohen, të jenë rezistente dhe të mbrojtura. Ligji i ri për pyjet, i mbështetur nga projekti, krijoi një bazë ligjore për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Legjislacioni i rëndësishëm dytësor duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar që tre funksionet themelore të pyjeve të ruhen: ekonomike, ekologjike dhe sociale”, tha Palatova.

Ndërkaq, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund theksoi se programi ka pasur për synim forcimin e institucioneve dhe zbatimin praktik të politikave pyjore.

“Ky program kishte për qëllim të forconte institucionet dhe qeveritë, si dhe të mbështeste praktikat moderne të pylltarisë që kthejnë politikat në zbatim. Qëllimi ishte mjaft i thjeshtë: një sektor i mirëplanifikuar, i bazuar në të dhëna, transparent dhe i aftë të mbrojë dhe përdorë pyjet në mënyrë të qëndrueshme. Ligji i ri për pyjet dhe legjislacioni dytësor u formuluan dhe mbështetën me trajnime për stafin e KFA-së mbi çështjet ligjore të pyjeve. Së dyti, Sistemi i Informacionit për Pyjet e Kosovës u rishikua, u rilançua në Qendrën e të Dhënave të Qeverisë.. Metodologjia për Inventarin Kombëtar të Pyjeve u avancua. Dhe përfundimisht, Qendra e Trajnimit të Pylltarisë ne Blinajë u bë operacionale, u zhvillua një fushatë e rastësishme për shpërndarjen, dhe Kampi i Pyjeve 2024 mblodhi mbi 200 pjesëmarrës”, tha ai.

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Imri Demelezi vlerësoi projektin si shembull të bashkëpunimit ndërkombëtar në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Ky projekt i financuar nga BE, Suedia dhe FAO, në bashkëpunim me institucionet tona, përfaqëson një shembull të suksesshëm të një bashkëpunimi ndërkombëtarë, në funksion të menaxhimit të qëndrueshëm të pyje të burimeve pyjore dhe përmirësimin e jetesës në zonat rurale. Përmes këtij programi ka kontribuar në planifikimin shumë zhvillimor të pyjeve, sistemit informativ pyjor”, shtoi Demelezi.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Mendres Ibra theksoi rëndësinë e trajnimeve dhe kapaciteteve të ndërtuara gjatë projektit.

“Trajnimet janë me të vërtetë një numër i madh i tyre. Trajnimet të cilat kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e pyjeve nga prerjet ilegale, integrimin e aspekteve gjinore. Përdorimin e sistemit të informacionit për pyjet e Kosovës, menaxhimin e qëndrueshëm. Është një aktivitet shumë i rëndësishëm dhe të cilin ne synojmë ta bëjmë tradicional, një aktivitet ku mblidhen të gjithë akterët e pylltarisë. Hapja e qendrës multifunksionale në Blinajë, një angazhim i rëndësishëm i projektit dhe punësimi i 13 ekspertëve të rinj”, theksoi Ibra.

Në fund, kryesori teknik i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë FAO, Ekrem Yazigi u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura.

“Nga ana teknike, ne jemi shumë të kënaqur që mund të mbështesim zhvillimin e sektorit të pyjeve. Ne jemi shumë mirënjohës ndaj donatorëve tanë për kontributin e tyre dhe shpresojmë të punojmë me ta. Po ashtu, dua të falënderoj palët tona kombëtare për përkushtimin, kontributin dhe mirëkuptimin gjatë këtij periudhe. Edhe njëherë, nga ana teknike, jemi gati të vazhdojmë të punojmë me ju dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve, duke ju uruar një fillim shumë të suksesshëm”, tha Yazigi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në tri komuna sot s’nis procesi i numërimit, shkaku i problemeve me internet

Elezi: Rinumërohen 1,142 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 11 komuna

Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit, flasin për investime në energji dhe infrastrukturë

Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit, flasin për investime në energji dhe infrastrukturë

SHBA-të i dhurojnë Kosovës skanerin Rapiscan, ambasada Amerikane: Jemi krenarë që e forcojmë sigurinë kufitare

SHBA-të i dhurojnë Kosovës skanerin Rapiscan, ambasada Amerikane: Jemi krenarë që e forcojmë sigurinë kufitare

Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës

Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës

Irani publikon për herë të parë shifër zyrtare të viktimave gjatë protestave

Irani publikon për herë të parë shifër zyrtare të viktimave gjatë protestave

Anis Mehmetin e kërkon edhe Toulouse nga Ligue 1, në Francë

Anis Mehmetin e kërkon edhe Toulouse nga Ligue 1, në Francë

Në tri komuna sot s’nis procesi i numërimit, shkaku i problemeve me internet

Elezi: Rinumërohen 1,142 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 11 komuna

Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit, flasin për investime në energji dhe infrastrukturë

Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit, flasin për investime në energji dhe infrastrukturë

SHBA-të i dhurojnë Kosovës skanerin Rapiscan, ambasada Amerikane: Jemi krenarë që e forcojmë sigurinë kufitare

SHBA-të i dhurojnë Kosovës skanerin Rapiscan, ambasada Amerikane: Jemi krenarë që e forcojmë sigurinë kufitare

Trump kërkon fundin e luftës në Ukrainë pas bisedimeve me udhëheqësin ukrainas

Trump kërkon fundin e luftës në Ukrainë pas bisedimeve me udhëheqësin ukrainas

SHBA thotë se ka siguruar “akses të plotë” në Grenlandë në një marrëveshje me NATO-n

SHBA thotë se ka siguruar “akses të plotë” në Grenlandë në një marrëveshje me NATO-n

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën