TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Sot kanë përfunduar gërmimet vlerësuese dhe procesi i zhvarrosjes së mbetjeve mortore në tri lokacionet e konfirmuara të varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Komisioni Qeveritar i Personave të Zhdukur.

Sipas Komisonit Qeveritar të Personave të Zhdukur, aktivitetet janë zhvilluar në zbatim të urdhrit të lëshuar nga Gjykata kompetente, sipas kërkesës së Prokurores së rastit në kuadër të Departamentit për Krime Lufte -në kuadër të PSRK-së.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe, në aktivitetet gërmuese dhe procesin e zhvarrosjes kanë qenë të angazhuara ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, Sektorit të Policisë për Persona të Zhdukur (SPZh), në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), si dhe njësitë e tjera përkatëse të Policisë dhe sigurisë. Aktivitetet janë zhvilluar me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh), përkatësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar i Personave të Zhdukur ka potencuar se në tri lokacionet e konfirmuara të varreve masive në këtë zonë, është konfirmuar prania e mbetjeve mortore të gjithsej 23 personave, viktima të zhdukjes me force.

“Po ashtu, ekipet mjekoligjore të EULEX-it në kuadër të IML-së kanë përkrahur procesin e vlerësimit të lokacioneve dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore.Bazuar në gjetjet dhe dokumentimin mjekoligjor, në lokacionin e tretë të varrit masiv është konfirmuar prania e mbetjeve mortore të gjashtë individëve. Me këto gjetje, në tri lokacionet e konfirmuara të varreve masive në këtë zonë, është konfirmuar prania e mbetjeve mortore të gjithsej 23 personave, viktima të zhdukjes me force”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkohë, Komisioni Qeveritar i Personave të Zhdukur ka theksuar se pas përfundimit të aktiviteteve në terren, procesi ka vazhduar me ekzaminimet mjekoligjore në IML dhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, me qëllim të konfirmimit të identitetit të viktimave.

“Në përmbyllje të kësaj pune katërjavore, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjitha ekipet dhe institucionet e angazhuara në këtë proces, duke filluar nga ekipi i Policisë së Kosovës në kuadër të Sektorit për Persona të Zhdukur, ekspertët mjekoligjorë dhe të gjithë profesionistët e angazhuar në terren, si dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.Mbi të gjitha, shprehim mirënjohje dhe respekt të veçantë për familjet e personave të zhdukur dhe Shoqatën e Familjeve “Zëri i Prindërve”, për bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë këtij procesi”, thuhet në fund të njoftimit./teve1.info/

Tags: germimetKalluderKomisioni Qeveritar për Personat e ZhdukurperfundimTeve1zubin potok
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën