TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfundon pa rezultat takimi në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Përfundon pa rezultat takimi në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel

Ka përfunduar në Bruksel takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mes të kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, nën ndërmjetësim të emisarit Peter Sorensen.

Kryenegociatori nga pala kosovare, Besnik Bislimi, bëri të ditur se ideja e takimit të sotëm ishte që të ketë fillimisht një  progres në themelimin e komisionit të përbashkët për personat e zhdukur me forcë, duke shtuar se në pjesën tjetër qe planifikuar të ketë një takim ku palët nga Kosova e Serbia të japin propozime konkrete, sipas të cilave, “versioni i dhjetë planit të konkretizimit të sekuencimit të bëhej një plan i pranueshëm për palët”.

“Në pikën e parë fatkeqësisht nuk arritëm të kryejmë misionin tonë, pra themelimin e Komisioni të të pagjeturve për arsye se Serbia është tërhequr nga marrëveshja për temat e referencës, të cilat i kemi përfunduar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke thënë se duhet edhe një herë të ndërhyjnë në dolument, që nuk është pranuar as nga pala jonë e as nga Brukseli”, theksoi Bislimi.

Ai më tej foli për propozimet nga pala kosovare, që sipas tij janë ofruar tri propozimet të cilat kishin të bënin me sigurimin që nenet 1 deri 4 të jenë të përfshira të marrëveshjes bazike, duke qenë se  kështu garantohet plotësimi i një neni të aneksit që thotë palët dakordohen apo përkushtohen për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike.

“Kemi kërkuar që obligimi i Serbisë për të mos e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të zhvendoset nga fundi i planit në krye të planit. Kemi kërkuar që përmes gjuhës më precize të eliminohet çfarëdo mundësie për ambiguitet apo dykuptimësi.  Ndërkohë që Serbia ka refuzuar të japë propozime konkrete. Por, pozicioni i Serbisë mund të përkthehet si shumë thjeshtë, së pari Asociacioni parakusht e pastaj vijat e kuqe të Serbisë, që nënkupton se në fakt Serbia është tërhequr nga marrëveshja bazike ose refuzon të diskutojë marrëveshjen bazike”, ka thënë ai.

Në pikën e dytë të agjendës Bsilimi përmendi tri tema e që, siç tha ai, është filluar me temën e Luginës së Preshevës ku Serbia ka bllokuar diskutimin sepse “ata mendojnë se ne nuk duhet të kujdesemi për fermerët në Luginë”.

Ndërkaq, duke folur për çështjen e të pagjeturve dhe inspektimin për dyshime për varrezë masive në Kozhle, Bislimi ka thënë se Kosova i ka përmbushur obligimet e ndërmarra, ndërsa Serbia nuk ka bërë fare progres. Sipas tij, i gjithë kompromisi i tyre ka qenë që lista e obligimeve të tyre për vitin 2024 të kalojë si obligime të vitit 2025.

“Në korrik e gusht të këtij vitit ka pasur zjarre të mëdha bash në territorin ku është dashur të ketë gërmime. Ne besojmë se është bërë me qëllim të zhdukjes së dëshmive. Dhe vetëm para dy-tri dite ata kanë treguar gatishmëri që t’i fillojnë gërmimet në Kozhle, në regjionin e Novi Pazarit. Por, progres tjetër s’ka pasur”, ka nënvizuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve

“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve

“Këtyre njerëzve u ka humbur busulla”, Tahiri lëshon kritika pas formimit të Qeverisë “Kurti 4”

“Këtyre njerëzve u ka humbur busulla”, Tahiri lëshon kritika pas formimit të Qeverisë “Kurti 4”

Barcelona nuk ndalet, fiton edhe ndaj Levantes

Ministri boshnjak paralajmëron Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

Ministri boshnjak paralajmëron Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve

“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve

“Këtyre njerëzve u ka humbur busulla”, Tahiri lëshon kritika pas formimit të Qeverisë “Kurti 4”

“Këtyre njerëzve u ka humbur busulla”, Tahiri lëshon kritika pas formimit të Qeverisë “Kurti 4”

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami pas votimit të Qeverisë: Pas gjashtë vjetësh, qytetarët nuk të gjykojnë për premtimet, por për rezultatet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën