TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përfundon gjyqi i ish-gardianit serb për krime lufte

by Florijeta Dernjani
12 muaj ago
2
A A
Përfundon gjyqi i ish-gardianit serb për krime lufte

Ka përfunduar gjykimi për krime lufte i ish gardianit serb, Dragisha Milenkoviq.

Në seancën e fundit, Milenkoviq mohoi sërish fajësinë.

I prangosur erdhi në seancën e fundit të gjyqit të tij.

Gjykimi i Dragisha Milenkoviq për maltretimin dhe keqtrajtimin e të burgosurve politik në burgun e Lipjanit dhe Prishtinës, pas 20 muajve arriti në fazën finale.

Edhe këtu, Milenkoviq mohoi fajësinë.

“Unë 25 vite jam sillur lirshëm në Prishtinë Askush nuk ka pasur asnjë vërejtje. A është e mundshme që këta njerëz,  asnjë prej tyre nuk ka dashur ta lajmëroj rastin se i kemi maltretuar. Kolegët e mi shqiptarë e dijnë se ata njerëz nuk kanë qenë të maltretuar në burgje”, ka deklaruar i akuzuari Dragisha Milenkoviq.

Palët dhanë fjalët e tyre të fundit.

Organi akuzues kërkoi dënimin e ish gardianit, kurse mbrojtja lirinë e tij.

Prokuroria potencoi se përgjatë gjyqit, janë vërtetuar akuzat që rëndojnë mbi Milenkoviq.

Prokurori argumentoi se deklaratat e të gjithë dëshmitarëve kanë konfirmuar dhunën e ushtruar.

Në fjalën përfundimtare, mbrojtja vuri theksin në disa deklarime të vet Milenkoviqit.

“Në gjyq e kemi dëgjuar edhe Dragishën. Ai ka thënë se keqtrajtimi ka ndodhur ana e sigurimit shtetërorë dhe se këtë gjë nuk e kanë bërë gardianët e burgut. Po ashtu, ka thënë diçka që të gjithë të dëmtuarit e kanë fshehur. Se struktura etnike ka qenë e ndarë, gardianët shqiptarë kanë qenë në numër më të madh se numri i gardianëve serbë”, ka deklaruar avokati i Milenkoviqit, Dejan Vasiq.

Kësisoj, sipas mbrojtjes lirimi i Dragishës, është i vetmi opsion.

“Pas kësaj i vetmi aktgjykim i mundshëm është aktgjykimi lirues për Dragishën. Sepse në asnjë mënyrë nuk është provuar se ai ka berë atë se çfarë i vihet në barrë në aktakuzë”, deklaroi avokatja e Milenkoviqit, Jovana Filipoviq.

Milenkoviq akuzohej edhe për armëmbajtje pa leje, vepër të cilën ai e kishte pranuar.

Dragisha Milenkoviq akuzohet se nga 24 maji 1999 e deri më 10 qershor 1999, në burgun e Lipjanit dhe të Prishtinës, në cilësinë e gardianit, bashkë me persona të tjerë në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, maltretuar dhe shkaktuar lëndime trupore.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e marsit

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e marsit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën