TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve paralel në ato legal

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve paralel në ato legal

Të premten, ka përfunduar afati për aplikimin e konvertimit te patentë shoferit të lëshuar nga strukturat ilegale serbe, në atë të Kosovës. Veton Elshani zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, thotë se nga e hëna do të fillohet me gjoba që variojnë nga 500 deri në 1500 euro. Qytetarët serbë thanë të shtunën se ky vendim duhet të respektohet, ndërsa analisti Bratislav Krstiq, këto veprime i quan të njëanshme dhe pa përfitime për komunitetin serb.

Qytetarët e komunitetit serb tashmë kanë nisur t’i marrin patentë shoferët e Kosovës.

Kjo pasi që sipas një vendimi të qeverisë, lejet e qarkullimit paralele serbe nuk do të lejohen më, pasi afati për konvertimin e tyre përfundoi me 23 gusht.

E deri më tani për patentë shoferë kanë aplikuar rreth 7 mijë qytetarë.

“I kena bërë, duhet qashtu nuk kemi qare, grahi veç përpara çfarë të bëjmë. Kush po të pyet a është mirë a jo, duhet me i përkthye. Po qe ku i kom këtu edhe patentën e kom marrë. Vec mos te kemi probleme”, tha një qytetar.

“Mundet, por a mund t’ju pyes unë juve diçka? Nëse krejt bota pranon patentë shoferët serbë, pse nuk e pranojnë ata? Nuk është problem. Duhet ta kesh, nëse e ke, nxirre. Por, ka njerëz të cilët nuk mund ta nxjerrin patentë shoferin, dhe jetojnë aty. Çka do të bëhet me ta?”, tha një tjetër qytetar.

Më 10 maj 2024, qeveria ua mundësoi me këtë vendim që të gjithë serbët të pajisen me leje qarkullimi të veturave në komunat veriore.

Këtë vendim e mirëpriti edhe Bashkimi Evropian.

Por analisti nga veriu i Mitrovicës, Bratislav Krstiq, thotë se ky vendim nuk do të ketë ndikim pozitiv në terren.

“Vendimi nga qeveria jonë për këtë afatin për ri-regjistrim të patentave të shoferit kemi një dorë, por dora e limituar ndërkombëtarët tepër mirë po e kuptojnë ato që edhe ne i dimë brenda komunitetit serb çka e kemi përfitu me ato insistimet e njëanshme 70% i kemi të veturave të regjistruara nga Serbia, çfarë na shpjegon ajo, kemi më shumë se 20 mijë vozitës në veri të vendit”, tha Krstiq.

Ai e ka kundërshtuar edhe vendimin e BE-së i cili ua mundëson komunitetit serb lëvizjen pa viza me pasaporta ilegale.

“Ne jemi kundër atyre, hajde bac hape riregjistrimin për ato pasaporta edhe hajde, ajo është rruga afroje diçka te komuniteti në atë mënyrë, direkt, korrekte, por jo me shëtit ata nëpër fshatra nëpër qytete”, tha ai.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për televizionin se nga e hëna do të fillohet me gjoba për vozitësit me patente ilegale.

“Nga e hëna ky tash është proces kundërvajtës sikur në Pejë, Gjakovë, Prizren, Prishtinë. Nëse është në komunikacion të rregullt atëherë qytetari ndalohet i jepet një gjobë prej 500 deri në 1500 euro që shkon për në gjykatë”, tha Elshani.

Sipas Elshanit, të shtunën policia nuk ka hasur në ngasës të veturave të cilët kanë qenë me patentë shofer ilegal të Serbisë. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën