Transformatori i energjisë elektrike në fshatin Okllaca të Zubin Potokut është përfshirë nga zjarri.
Ky transformator është vendosur nga kompania serbe Elektroserver e cila sipas marrëveshjes së Brukselit është përgjegjëse për furnizim me energji elektrike në katër komunave në veri të Kosovës.
Nuk dihet arsyet e përfshirjes nga zjarri të këtij transformatori.
Nga janari i këtij viti serbët në katër komunat veriore kanë filluar të paguajnë energjinë elektrike të cilët deri këtë vit që nga paslufta nuk kishin paguar për energjinë e shpenzuar./teve1.info/