Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Madhe është përfshirë nga zjarri të dielën në mbrëmje.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Abdusamed Shkodra nga Zjarrfikësit.
Ai ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka pasur të lënduar, pasi objekti është jofunksional.
“Është e vërtetë që ka pasur zjarr në Shtëpinë e Kulturës në Sllatinë të Madhe. Të lënduar nuk ka pasur, ndërsa zjarri është përhapur rreth orës 19:30, nuk është lokalizuar deri në orën 21:00. Për shkaqet duhet të presim versionin e inspektorit që bën hulumtimin e shkaktarëve”, ka thënë ai.
Ndërsa në një postim ën Facebook në faqen me emrin e fshatit Sllatinë, është fajësuar komuna e Fushë- Kosovës për mos investim në këtë objekt.
“Nëse nuk ka tendencë për ndonjë “planifikim personal”, ky është treguesi i qartë se fajtori kryesorë është Komuna e Fushë-Kosovës dhe konkretisht Drejtoria për Kulturë…!!!. Asnjë investim, as kujdes, as seriozitet për tretman të duhur për këto objekte të Kulturës”, thuhet nga kjo faqe./teve1.info/