TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përcakohen çifte çerekfinalise në Botërorin e Klubeve

by tëvë1
9 muaj ago
0
A A
Nënshkrimi 70 milionësh për të cilin do të luftojë Real Madridi në verë

Pas përfundimit të fazës së 1/8-ës së finales, Kupa e Botës për Klube 2025 ka hyrë në fazën më të nxehtë, teksa janë përcaktuar tashmë të gjitha çiftet çerekfinaliste.

E çifte çerekfinaliste janë këto: Real Madrid – Borussia Dortmund, Fluminense – Al-Hilal, Bayern Munich – Paris Saint-Germain dhe Chelsea – Palmeiras.

Real Madrid siguroi një vend mes tetë më të mirave pas një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Juventusit, falë një goli të vetëm të shënuar nga Gonzalo Garcia në minutën e 54-të.

Skuadra spanjolle tregoi përvojë dhe qetësi, duke menaxhuar mirë epërsinë përballë një rivali të fortë si “Zonja e Vjetër”.

Në një tjetër ndeshje emocionuese, Borussia Dortmund mposhti skuadrën meksikane Monterrey me rezultatin 2-1. Heroi i gjermanëve ishte sulmuesi Guirassy, i cili realizoi të dy golat që i dhanë verdhezinjve biletën për në çerekfinale.

Përballja më e bujshme e kësaj faze ishte eliminimi i Manchester Cityt, një nga favoritët për trofeun.

Skuadra e Pep Guardiolës u trondit nga Al-Hilal, që realizoi një fitore surprizë dhe historike, duke kaluar për herë të parë në çerekfinale.

Në këtë fazë, sauditët do të përballen me Fluminense, e cila siguroi kualifikimin pas një performance solide.

Ndërkohë, dy përballje të tjera janë caktuar mes gjigantëve të futbollit evropian: Bayern Munich do të përballet me Paris Saint-Germain, në një “finale të parakohshme”, ndërsa Chelsea do të ketë punë me kampionët e Amerikës së Jugut, Palmeiras.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Torino interesohet për Ramadanin

FFK ndan pamje nga ceremonia ku lojtarët u dekoruan nga Presidenca

FFK ndan pamje nga ceremonia ku lojtarët u dekoruan nga Presidenca

Mbahet takimi i parë i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Kosovë

Mbahet takimi i parë i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Kosovë

Deputetët i frikësohen zgjedhjeve të reja, theksojnë nevojën e stabilitetit institucional

Deputetët i frikësohen zgjedhjeve të reja, theksojnë nevojën e stabilitetit institucional

Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat

Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat

Komisioni për Buxhet mbështet tri marrëveshje për kredi

Komisioni për Buxhet mbështet tri marrëveshje për kredi

Goditi me veturë këmbësoren në Pejë, arrestohet një zyrtar policor

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për përfshirje në një rrahje në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri një veturë me targa të huaja në veri të Mitrovicës

Përfshihet nga zjarri një veturë në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Pesë burra rrihen mes vete për pronë në Fushë Kosovë

Dyshohet se sulmoi një 11-vjeçar në oborrin e shkollës, arrestohet i dyshuari në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën