TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për tetë muaj Shqipëria arkëtoi 6.1 miliardë euro në buxhetin e saj

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Për tetë muaj Shqipëria arkëtoi 6.1 miliardë euro në buxhetin e saj

Të ardhurat në buxhetin e Shqipërisë gjatë periudhës janar-gusht 2026 arritën në 557.6 miliardë lekë, ose rreth 6.09 miliardë euro.

Sipas Ministrisë së Financave, ato u rritën me 11.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Plani vjetor u realizua në nivelin 100.1%.

Krahasuar me 8-mujorin e vitit 2025, rritja ishte rreth 58.5 miliardë lekë (rreth 639.4 milionë euro).

Kontributin kryesor e dhanë Tatimet dhe Doganat, të cilat mblodhën 356.5 miliardë lekë (rreth 3.90 miliardë euro).

Kjo paraqet rritje prej 25.1 miliardë lekësh (rreth 274.3 milionë euro).

Vetëm Administrata Tatimore siguroi rreth 2.1 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 10.5%.

Brenda kësaj kategorie, të ardhurat neto nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar arritën në 56.8 miliardë lekë (rreth 620.8 milionë euro).

Krahasuar me vitin e kaluar, ato u rritën me 24.2%.

Rritje u regjistrua edhe te tatimi mbi të ardhurat personale.

Nga ky burim u mblodhën 65.5 miliardë lekë (rreth 715.9 milionë euro) ose 15.5% më shumë.

Ndërkohë, fondet speciale, ku përfshihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, sollën 134.1 miliardë lekë (rreth 1.47 miliard euro).

Krahasuar me vitin e kaluar, ato u rritën me 13.4%, raporton ATSH.

Administrata Doganore mblodhi 165 miliardë lekë (rreth 1.80 miliard euro). Kjo ishte rreth 75.4 milionë euro, më shumë se një vit më parë.

Nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import u mblodhën rreth 1.19 miliard euro ndërsa akciza solli rreth 527.9 milionë euro.

Në anën tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 496 miliardë lekë (rreth 5.42 miliardë euro). Ato u rritën me 8.2% krahasuar me 8-mujorin e vitit 2025.

E shprehur në vlerë, rritja e shpenzimeve ishte 37.5 miliardë lekë, ose rreth 409.9 milionë euro.

Shpenzimet kapitale arritën në 56.7 miliardë lekë (rreth 619.7 milionë euro) duke u rritur me 12.2%.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet për funksionimin e pëditshem të shtetit, të njohura si shpenzime korente arritën në 439.3 miliardë lekë (rreth 4.80 miliardë euro) me rritje prej 7.7%.

Si rezultat, diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve ishte pozitive në rreth 61.6 miliardë lekë, ose 673.3 milionë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Mungoi në Davos, Rama: Midis babait dhe vajzës, zgjodha vajzën

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Irani vendos shtatë kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën