TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Për një politikë alternative dhe racionale!

nga tëvë1
29 Janar, 2024
0
A A
Për një politikë alternative dhe racionale!

Shkruan: Artan Fuga

Përse opozita në vend të një beteje me karriget e sallës së komisionit të reformës zgjedhore, nuk ndërton një politikë racionale?

Kuptohet që grupi i partisë demokratike që drejtohet nga dr. Sali Berisha ka njëmijë herë të drejtën për të pasur anëtarët e vetë në komisionin për reformën zgjedhore.

Kjo nuk ka asnjë diskutim. Mjerë ata deputetë që mendojnë se duke u hequr të drejtat reale kolegëve të tyre janë në pozita të drejta si përfaqësues të popullit.

Mbi deputetët dhe votimin e tyre qëndron Kushtetuta, mbi Kushtetutën qëndron e drejta e Zotit dhe mbi të drejtën e Zotit qëndron logjika e kulluar e njeriut.

Shihet se opinioni politik i një deputeti nuk është veçse një rang i ulët shumë përpara vlerave sipërore. Mjerë ai që i shkel ato!

Mirëpo, pasi janë thënë këto pyetja që bëhet logjikisht është kjo: Kjo opozita e partisë demokratike me logon e rithemelimit përse e kërkon vendin e bashkëkryetarit në komisionin e reformës zgjedhore?

Përgjigja më e thjeshtë e çdo mendjeje jo konfuze do të ishte se e do për të propozuar opsionet e veta për një kod zgjedhor të drejtë, të ligjshëm që të shprehet lirshëm vullneti i popullit.

Po atëherë, a ka propozime? Nëse ka, përse nuk i bën? Nëse nuk ka por do vetëm të ndajë tortën e komisionit me socialistët, atëherë kujt i intereson kjo betejë karrigesh veç ndonjërit që do të jetë në komision për veten e tij?

Opozita ka një pistë të gjerë për të vepruar që nuk po e shfrytëzon. I duket se po bën më të mirën, por bazuar te një logjikë e ftohtë qytetari kërkon tjetër gjë prej saj.

Ka shumë parti opozitare në Kuvend. Ka parti opozitare edhe jashtë Kuvendit. Pastaj ka shoqëri civile që në segmente të saj ka jo vetëm ekspertizë të lartë juridike, shumë më të lartë se ajo e deputetëve, por edhe e gatshme për të kontribuar. Ka edhe intelektualë, specialistë në fushën e së drejtës.

Përse opozita nuk nis një forum paralele për të propozuar një kod të ri elektoral që të jetë alternativ? Të mblidhen në Kuvend me pjesëmarrje të gjerë dhe të përpunojnë kodin e duhur elektoral.

Pastaj të dalin me një ose disa alternative dhe t’i bëjnë të njohura, t’i paraqesin në Kuvend, dhe sidomos t’i votojnë në një elektorat të gjerë.

Ne duam bashkëkryetarin? – bërtasin disa. Mirë, vazhdojeni kërkojeni, por përse nuk avanconi edhe në këtë pistën tjetër, të një politike racionale?

Përse kjo betejë me mullinjtë e karrigeve?

Përse duhet kjo alternativë e politikës pragmatiste dhe racionale që duhet të përfshijë që nga kryetari deri te anëtari më i thjeshtë?

Sepse kështu opinioni publik bindet se vërtet opozita është opozitë dhe nuk është betejë karrigesh, me karrige, për karrige. Qytetari pyet : More çfarë na propozojnë këta?

Qytetari ka nevojë të sqarohet : Kjo opozitë bërtitëse ka ide apo jo? A ndjek ajo procedura të tjera demokratike për të bërë një kod të ri elektoral, apo do si gjithmonë të marrë pjesë në të turpshmim KOMISION BIPARTIZAN, mohimin më të fëlliqur të shtetit ligjor.?

Nuk sheh, na ka kënaqur opozita në këtë shtetin jo monopartiak por dypartiak!!!

Dhe jo më kot ka opozitarë me peshë që nuk kërkojnë vendosjen e shtetit ligjor, por të pluralizmit!!! Hajde mendje hajde! A thua se shteti ligjor dhe pluralizmi janë e njëjta gjë. Pra, kupto që po qe se në komision jemi edhe ne, atëherë po, gjithçka në rregull!!!

Me këtë përrallë kujton opozita se do ta bindë elektoratin?

Me këtë luftë karrigesh do ta mundë Ramën?

Në vend të përgatisë draft alternativ, me procedura demokratike, me pjesëmarrje të gjërë qytetare, dhe ta kërkojë të hidhet në referendum.

Qytetari ka nevojë për qendresë opozitare, por edhe për politikë opozitare racionale, të bërtiturat, hakërrimet fizike, shkuljet e mikrofonave, sharjet korridoreve të Kuvendit, po ua them sinqerisht, nuk i ha më askush.

Nëse aksioni i opozitës mbetet aty besueshmëria e saj në sytë e “luanit të fjetur” shkon drejt temperaturave nën zero.

Disa deputetë do ta rimarrin kolltukun e tyre të deputetit, mbase në 2025, por elektorati demokrat do të marrë të famshmin dhe të madhin “Noc Rrok”!

Prandaj ka nevojë për mobilizim të degëve për një politikë racionale të opozitës që i intereson Shqipërisë dhe kombit, qytetarit!

Përndryshe unë nuk shoh se çfarë rezultatesh më shumë ka sjellë opozita anti-Basha, nga politika e z. Lulzim Basha!

Opozita është një rrugë të gabuar së paku për këtë problem. Dhe këtë e paguan Shqipëria!

Ky shkrim është marrë nga profili i autorit në Facebook.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Tags: Artan Fuga
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Ministri iranian akuzon Izraelin për sulm të qëllimshëm ndaj ndërtesës së Ministrisë së Jashtme

Ministri iranian akuzon Izraelin për sulm të qëllimshëm ndaj ndërtesës së Ministrisë së Jashtme

Von der Leyen: Situata humanitare në Gaza është e papranueshme

Von der Leyen: Situata humanitare në Gaza është e papranueshme

Rreth 1300 biznese “bllokuan” sheshet kundër vendimit të ZRrE-së

Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së

Auto Draft

Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

LDK formon 21 departamente, Abdixhiku: Kemi filluar mobilizimin e gjithëmbarshëm

Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm

Auto Draft

Hoxha thotë se Serbia po bënë luftë hibride ndaj zyrtarëve policorë në veri

Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X