TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Për katër muaj, kabineti i Ramës shpenzoi rreth 26 mijë euro

Për 4 muajt e parë të vitit 2024, komuna e Prishtinës në krye me kryetarin Përparim Rama dhe kabinetin e tij, shpenzuan rreth 26 mijë euro. Shifrat më të larta prijnë për bileta të avionit, derisa dreka më e shtrenjtë që pagoi komuna ishte në vlerë prej 1 mijë e 377 euro.

by Gresa Bardhecaj
2 vjet ago
0
A A
Për katër muaj, kabineti i Ramës shpenzoi rreth 26 mijë euro

Afër 26 mijë euro ka shpenzuar kryetari i Prishtinës Përparim Rama së bashku me kabinetin e tij, nga muaji shkurt deri në maj të këtij viti.

Për këtë periudhë katër mujore, i pari i kryeqytetit shpenzoi 5 mijë e 647 euro në udhëtime zyrtare jashtë vendit, derisa 3 mijë e 475 euro kanë shfrytëzuar pjesa tjetër e kabinetit për mëditje dhe udhëtime zyrtare, brenda e jashtë vendit.

Para më shumë u shpenzuan për bileta të avionit.

Fiks 12 mijë e 803 euro janë shpenzuar për 7 udhëtime.

Vetëm në njërin prej këtyre udhëtimeve të kryetarit Rama së bashku me dy prej stafit të tij, biletat kanë kapur shifrën prej 5 mijë euro.

Kurse 2 mijë euro janë blerë biletat nga një agjenci e aviacionit për një udhëtim të kryesuar nga kryetari, shoferi i tij dhe këshilltarja për qeverisje të mirë.

Rama dhe kabineti i tij shpenzuan para edhe në dreka, ku 12 prej tyre kapin shumën e 4 mijë euro.

Dreka që harxhoi më shumë kuletën e komunës ishte në vlerë prej 1 mijë e 377 euro, në njërin prej restoranteve në kryeqytet.

Përgjysmë më pak ka kushtuar një drekë tjetër, prej 580 euro, derisa dreka më e lirë ishte në vlerë prej 51 euro.

E krejt këto shpenzime po i sheh të panevojshme asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla.

Të dhënat e shpenzimeve për kryetarin, nënkryetarin si dhe drejtorët i ka dërguar Komuna e Prishtinës pas kërkesës së televizionit për qasje në dokumente zyrtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në Shtutgart kosovari i dënuar për vrasje

Arrestohet në Shtutgart kosovari i dënuar për vrasje

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Procesi përfundimtar i zgjedhjeve: KQZ sqaron datën e certifikimit të rezultateve

A u skadon afati fondeve të BE-së për Kosovën?

A u skadon afati fondeve të BE-së për Kosovën?

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Zbulohen shkaqet e pagjumësisë kur ndërrojmë shtrat

Zbulohen shkaqet e pagjumësisë kur ndërrojmë shtrat

Bashkimi largon amerikanin Bickerstaff

Bashkimi largon amerikanin Bickerstaff

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Hendboll, në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë, gara për titull shumë interesante

Hendboll, në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë, gara për titull shumë interesante

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën