TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për herë të parë, Kosova merr vlerësim kreditor

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Murati: Nga fillimi i mandatit u punësuan 31 mijë gra më tepër në tregun e punës

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës ka bërë të ditur se Agjencia e Vlerësimit Kreditor Fitch Ratings ka dhënë Vlerësimin Kreditor ‘BB-‘ për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që vendi merr këtë lloj vlerësimi si shtet.

Vlerësimi Kreditor është indikator i rëndësishëm që tregon aftësinë e një vendi për të shlyer borxhet, dhe merr parasysh qendrueshmërinë e politikave fiskale, borxhin publik, deficitin, rritjen ekonomike, sektorin bankar, dhe cilësinë e qeverisjes ndër tjera.

Në raportin e publikuar më 19 Prill, Fitch Ratings thekson kredibilitetin e politikave fiskale, stabilitetin dhe nivelin e ulët të borxhit publik, deficitin e ulët buxhetor, dhe sektorin bankar të qëndrueshëm si arsyet kryesore që kanë mbështetur pozitivisht vlerësimin e tyre kreditor për Kosovën.

Fitch Ratings ka vlerësuar punën e bërë nga Qeveria në fushën e politikave fiskale me uljen e deficit buxhetor si dhe rritjen e vazhdueshme të mbledhjes së tatimit.

Agjencia vlerëson nivelin e ulët të borxhit publik i cili ka rënë në 17% të BPV-së si dhe shkallën e inflacionit në rënie, e cila në muajin mars ka prekur nivelin 2.3%.

“Përveç qëndrueshmërisë fiskale si dhe një sektori bankar rezilient e mirë të kapitalizuar, Agjencia ka vlerësuar edhe stabilitetin politik të vendit si faktor pozitiv, për faktin që Qeveria Kurti është mirë e pozicionuar për të shërbyer mandatin e plotë”, thuhet në komunikatë.

Raporti vlerëson edhe punën e Qeverisë në realizimin e reformave të nevojshme si dhe luftimin e korrupsionit, përkundër sfidave.

“Ky Vlerësim Kreditor e vendos Kosovën në hartën botërore të shteteve serioze me politika të qëndrueshme, duke forcuar kështu edhe më tej pozicionin e vendit dhe njohjen në arenën ndërkombëtare. Njëkohësisht, Vlerësimi Kreditor shërben edhe si pasaportë e shtetit, përmes së cilës investitorët e huaj do t’a kenë më të lehtë të informohen për zhvillimin ekonomik dhe politikat financiare të vendit, duke e bërë kësisoj më të lehtë procesin e tërheqjes së investimeve të huaja në Kosovë”, thuhet tutje në komunikatë.

Procesi i Vlerësimit Kreditor është mbështetur nga USAID në kuadër të projektit për “Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa”./teve1.info/

Tags: Kosovaministria e financavevlerësim kreditor
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, lëndohet një person

Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, lëndohet një person

Kurti kujton katër dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies

Kurti kujton katër dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies

Presidentja Osmani viziton bashkatdhetarët : Mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm

Presidentja Osmani viziton bashkatdhetarët : Mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm

“Gratë gjithmonë janë mbështetje për njëra-tjetrën”, Ilir Ferati premton mbështetje të vazhdueshme për gratë e Istogut

“Mësuesit detyrohen të punojnë edhe taxi”- Kërkohet ngritja e pagave

“Mësuesit detyrohen të punojnë edhe taxi”- Kërkohet ngritja e pagave

Reperja Cardi B ndez rrjetin me flamurin shqiptar në eventin e saj të fundit

Reperja Cardi B ndez rrjetin me flamurin shqiptar në eventin e saj të fundit

Kujtohet çifti heroik Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Kujtohet çifti heroik Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën