TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Për dy vjet ShKK-ja parandaloi 120 raste të kontrabandimit

nga TËVË 1
8 Korrik, 2023
0
A A
Rrahën të burgosurit në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), në dy vjetët e fundit ka parandaluar 120 raste të kontrabandës me narkotikë e gjëra tjera të ndaluara. Këtë e ka bërë të ditur, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Ismail Dibrani.

Ai thotë se krahas parandalimit të kontrabandës, ShKK-ja është larg shteteve evropiane sa i përket kësaj dukurie.

Dibrani thotë se në disa raste stafi korrektues është përfshirë në kontrabandë. Edhe në këtë aspekt, Dibrani ka thënë se 14 persona janë arrestuar.

“Realisht Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar në raport me parandalimin e kontrabandës në burgje. Vetëm dy vitet e fundit kemi mbi 120 raste të parandalimit të kontrabandës, të cilat janë adresuar edhe në institucionet përgjegjëse. Në rast se marrim vetëm marrim shifrat krahasuese në dy vitet e fundit ka parandalim më shumë se shumë vite më herët, jemi shumë larg shtete të Evropës e mos të flasim për rajonin. Ne po flasim për burgje dhe kontrabanda në burgje në asnjë rrethanë nuk mund të mendohet që të parandalohet sepse ka lloj-lloj formash përmes të cilave të dënuarit ose familjarë e tyre tentojnë të fusin brenda përfshi narkotikë, telefona e gjëra tjera të ndaluara”, thotë Dibrani.

“Ka edhe raste kur stafi është i involvuar në këto dukuri, por siç jeni në dijeni edhe në këtë aspekt ne kemi shënuar rekord në raport me arrestimet dhe largimet nga puna. Vetëm dy vitet e fundit kemi mbi 14 raste të personave të cilët janë në ndalim, në burg dhe në procedura të ndjekjes. Po flasim për shifra rekord në raport me parandalimet, arrestimet dhe largimet nga puna të shërbyesve civil”, thotë tutje ai.

Dibrani ka folur edhe për marrëveshjen me Danimarkën, me ç’rast burgu i Gjilanit do të jetë në dispozicion të shtetit danez.

Ai thotë se kapacitetet në këtë institucion janë të mëdha, pasi Kosova numëron 1 700 të burgosur e të paraburgosur.

“Sot kur po flasim, i kemi 1 110 të dënuar dhe 600 të paraburgosur. Zakonisht kjo shifër varion 1 700-1800 persona që mbahen në institucionet korrektuese dhe të paraburgimit, ndërsa kapaciteti në institucionet tona, është 2 800, pra kemi mjaftueshëm shtretër të lirë për dallim prej shteteve tjera. Si rezultat i kësaj dhe vlerësimit të nivelit të trajtimit të personave që mbahen dhe rritjes së standarteve të larta evropiane, Danimarka ka bërë kërkesë për të marrë një burg me qira. Natyrisht në këtë burg do të punojnë edhe stafi jonë korrektues dhe përveç të mirave materiale që do t’i përfitojmë nga kjo marrëveshje, ne pritet të marrim edhe praktikat më të mira të shtetit danez, sepse në burgun e Gjilanit do të zbatohet rendi shtëpiak danez. Sigurisht që guvernatori do të jetë danez, por drejtori do të jetë kosovar, natyrisht edhe stafi korrektues nga Kosova”, u shpreh ai për EO.

E sa i përket qirasë së burgut të Gjilanit, janë edhe disa kushte. Ai thotë se nuk do të ketë të burgosur me mbi 10 vite e as me rrezikshmëri të lartë.

“Në burgun e Gjilanit nuk do të ketë të persona të cilët janë të dënuar mbi 10 vite, nuk do të ketë të dënuar që janë me rrezikshmëri të lartë, pra do të jenë të dënuar me rrezikshmëri të mesme. Ju e dini që në burgjet e Kosovës kemi persona me rrezikshmëri shumë të lartë dhe rrezikshmëri të lartë, kështu që nuk ka asnjë lloj problemi sa i përket trajtimit të kësaj kategorie”, thotë ai.

Për fund, ai tha se stafi korrektues kosovar do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe vizitës studimore në Danimarkë për t’i mësuar zbatimin e praktikave të rendit shtëpiak danez.

Tags: Ismail Dibrani.raste të kontrabandimitSHKK
ShareTweet

Postime të ngjashme

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X