TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Për Drenasin Kampion” – Ramiz Lladrovci zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjedhje me subjekt të ri

by teve1
2 muaj ago
7
A A
“Për Drenasin Kampion” – Ramiz Lladrovci zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjedhje me subjekt të ri

“Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” do të jetë subjekti i ri me të cilin kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas Lladrovcit, ky vendim nuk është marrë me qëllimin për t’u larguar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), por me qëllimin për ta mbrojtur Drenasin dhe interesin qytetar nga siç thuhet ‘degradimi i cili përpiqet të vije nga keqbërësit të lidhur me faktorë të ndryshëm, madje edhe të nivelit qendror të PDK-së’.

Përmes njoftimit, Lladrovci po ashtu ka bërë të ditur se subjekti ri do të garojë vetëm në zgjedhjet komunale për asamble dhe kryetar.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës,

Paralajmërimet e hershme për rezultatet e votimit nga disa krerë të lartë të PDK-së,

Mungesën e përgjegjësisë dhe integritetit në vendimmarrje, lidhur me të ardhmen e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së në Drenas,

Mungesa e vendimit të drejtë dhe të arsyeshëm lidhur me nominimin e kandidaturës për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Drenas,

Të përfaqësimit të kontributit, meritokracisë dhe mbi të gjitha, respektin për arritjet në komunën dhe qytetarët e Drenasit,

Në  kundërshtim me arritjet e Degës së PDK-së në Drenas dhe përpjekjeve për ta larguar udhëheqjen aktuale nga qytetari i Drenasit drejtë bedelëve,

Me shumë mirënjohje dhe falënderim për  mbështetjen dhe përkrahjen nga pjesa dërmuese e qytetarëve të Drenasit dhe më gjerë, nga të gjitha viset shqiptare,

Në mbrojtje të vlerave  të proklamuara në zanafillën e krijimit të  Partisë Demokratike të Kosovës, tani të përçudnuara nga akterë të “pushtetit të tretë” apo keqbërës,

Në mbrojtje të qeverisjes së mirë, me duar të pastra, transparente, llogaridhënëse e në shërbim të qytetarit,

Pas mijëra kërkesave e konsultimeve me qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të PDK-së, të Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas dhe dashamirëve, jap këtë:

DEKLARATË

Vendimi për zëvendësimin e Kryetarit më të suksesshëm në historinë e garës për performancë komunale në Republikën e Kosovës, përmes një procedure dhe votimi të paparë deri më tani, nga Kryesia e emëruar me vendim nga vet udhëheqësi aktual i PDK-së, të zgjedhur pa iu nënshtruar zgjedhjeve të brendshme,

Tejkalon dhe shkel vlerat me të cilat identifikohet PDK-ja: Puna, përkushtimi për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse të qeverisjes lokale aktuale,

Vepron në papajtueshmëri me interesin qytetar ku nuk vlerësohet ndershmëria, kredibiliteti dhe integriteti i vendimeve në zbatim të ligjit, barazisë para ligjit dhe gjasave e mundësive të barabarta,

Shkeljen e vlerave identifikuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarin e Drenasit, trashëgimisë më të shkëlqyer në qeverisjen lokale,

Të motivuar nga këto shkaqe, por, duke mos i cekur të gjitha, ne të nënshkruarit më poshtë, kemi vendosur që të formojmë një subjekt të ri garues për zgjedhjet lokale, jo për tu larguar nga PDK, por për ta mbrojtur Komunën e Drenasit dhe interesin qytetar nga degradimi i cili përpiqet të vije nga keqbërësit të lidhur me faktorë të ndryshëm, madje edhe të nivelit qendror të PDK-së,

Subjekti ri  do të garojë vetëm në zgjedhjet komunale për asamble dhe kryetar, me besimin se qytetarët e Drenasit do të vazhdojnë ta duan qeverisjen e mirë, pa korrupsion, bashkë më qytetarët e Drenasit e për Drenasin, jo përmes bedelëve dhe pushtetit të ndërmjetëm.

Subjekti i ri quhet:

PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN

PDKRLl

Ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që e duan Drenasin me qeverisjen e shkëlqyer, qeverisjen e pandikuar nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit, ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale, duke dëshmuar se qytetari i Komunës së Drenasit nuk meriton këtë trajtim, ka aftësi kritike dhe vepron sipas bindjes së vet dhe nuk lejon të keqpërdoret besnikëria e deritanishme për interesa tjera që më së paku e nderojnë qytetarin e Drenasit.

Bashkë, vazhdojmë, +4. PDKRLl!

Ndryshe, PDK-ja, të dielën zyrtarisht ka njoftuar se Lladrovci i cili ka udhëhequr Drenasin për tri mandate, nuk do të jetë kandidat i saj në zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen më 12 tetor.

Tags: Komuna e Drenasitramiz lladrovcizgjedhjet lokale
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Dogana ndalon pasagjerin me stoli argjendi të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Dogana ndalon pasagjerin me stoli argjendi të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Nxirret trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Kosova që ra në lumin Moraça

Nxirret trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Kosova që ra në lumin Moraça

U suspenduan se përqeshën Dimal Bashën, i rikthehen punës katër policët

U suspenduan se përqeshën Dimal Bashën, i rikthehen punës katër policët

Rohde: Kurti s’u bind që të bëjë kompromis në përfaqësimin e Kosovës në CEFTA

Rohde përgënjeshtron Listën Serbe: Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë parashihet në marrëveshje

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë

Noti nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por vjen me këto përfitime shëndetësore

Noti nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por vjen me këto përfitime shëndetësore

Universitetet e Kinës e ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

Universitetet e Kinës e ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

Kujdes me këto ushqime, rrisin nivelet e stresit

Kujdes me këto ushqime, rrisin nivelet e stresit

Dogana ndalon pasagjerin me stoli argjendi të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Dogana ndalon pasagjerin me stoli argjendi të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Real Madridi po përmirëson kontratën e njërit prej lojtarëve të rinj

Real Madridi po përmirëson kontratën e njërit prej lojtarëve të rinj

Kosova bie tetë pozita në renditjen e FIBA-s

Kosova bie tetë pozita në renditjen e FIBA-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën