TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PËR DITËN E AMERIKËS

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Fetoshi: Jemi në një situatë të pafavorshme për kthimin e një procesi që do ta normalizonte veriun

Shkruan: Arben Fetoshi

Shtetet e Bashkuara nuk prishen me Kosovën. Një projekt i tyre gjeostrategjik s’mund të jetë në rend dite për sanksione a ndërprerje të marrëdhënieve.

Mirëpo, pragmatizmi i tyre na mëson se gjithmonë duhet të kemi “frikë”. Duke pasur frikë, gjithmonë i shërbejmë më mirë interesave të vendit. Kosova këto ditë është me një “grip”, të cilin dëshiron ta kalojë pa marrë “terapinë” e rekomanduar. Madje po e refuzon duke e vlerësuar të gabuar, ani pse ia kanë rekomanduar “mjekët” më të mirë në botë.

Pra, me gjuhën e mjekësisë, një pacient që potencialisht e rrezikon shëndetin me kryeneçësinë e tij prej të marri.

Si mund të kalohet “gripi” pa pasoja për rendin juridik e integritetin territorial nëse e refuzojmë “terapinë” amerikane?

Garancitë e saj lidhur me asociacionin në bazë të kushtetutës, e kanë referencë përforcuese dështimin në Bosnjë-Hercegovinë. Prandaj do ta kundërshtojnë një zgjidhje që nuk është zgjidhje. Do ta kundërshtojnë një “republikë serbe” të dytë, mirëpo as nuk do ta lejojnë që serbët në Leposaviq të qeverisen nga një shqiptar me një grusht vota. Demokracia nuk e lejon një deformim të tillë, ndërsa koha e imponimeve ka ikur bashkë me Jugosllavinë dhe komunizmin.

Në këtë 247 vjetor të SHBA, raportet jo “fort” të mira aktualisht i pohojnë edhe zyrtarët më të lartë të Kosovës.

“Trajneri” i Kosovës në ndeshjen me Serbinë është bërë nervoz me “lojën” e ekipit dhe egocentrizmin e kapitenit, kryeministrit Kurti. Nëse përdorim një krahasim me futbollin, SHBA-të janë trajneri ynë, jo referi. Trajneri ka përgatitur një strategji për ndeshjen, por të cilën kapiteni nuk po e zbaton. Kryeneçësia e kapitenit e ka nervozuar trajnerin dhe ai vazhdon ta “qortojë” që t’i kthehet strategjisë. I ka mbështetur vendimet e referit (masat e BE-së), mirëpo s’heq dot dorë nga finalja.

SHBA-të, ashtu si deri më tani, janë kujdesur që ta fitojmë edhe finalen.

Imponimi i Kosovës së pavarur në Beograd do të jetë fitore jona historike, por kjo fitore kërkon doemos bashkërendim, koordinim dhe maturi, nga pushteti e opozita bashkë.

Kalkulimet elektorale në kohë sfidash jetike për shtetin, janë saktësisht e kundërta e asaj që përfaqëson 4 Korriku.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin

Kurti e quan jokushtetues dekretin e Osmanit, thotë se zgjedhjet s’janë zgjidhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën