TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për çfarë vepra në luftën Siri–irak u dënua me 20 vjet burgim Murat Dernjani?

Me 20 vjet burgim është dënuar Murat Dernjani, për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës Siri – Irak, në vitet 2014-2017. Në gjyqin e zhvilluar të mbyllur, dëshmuan gratë ku rrëfyen për tmerrin e përjetuar.

by Florijeta Dernjani
5 muaj ago
6
A A
Për çfarë vepra në luftën Siri–irak u dënua me 20 vjet burgim Murat Dernjani?

Murat Dernjani është shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit.

Ai u dënua me dy dekada burgim, për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës Siri –Irak përgjatë periudhave mars 2014 – tetor 2017.

“Të pandehurit Murat Dernjani, i shqipton dënim me burgim me kohëzgjatje prej 20 vitesh. Vendimi i cili do të ekzekutohet kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra.

Në procesin gjyqësor i cili për shkak të ndjeshmërisë së rastit është zhvilluar me dyer të mbyllura, kanë qenë 33 viktima.

“I pandehuri Murat Dernjani, i cili duke i blerë e duke i shitur viktimat tek personat e tjerë, ku të dëmtuarat kanë deklaruar se kanë qenë skllave të tij, i ka rrahur në mënyrë më të vrazhdë dhe poshtëruese, janë përdhunuar nga i pandehuri. Ku gjatë kryerjes së kësaj vepre penale, i pandehuri ishte i armatosur dhe me uniformë të organizatës ISIS”, tha Hajra.

Në leximin e arsyetimit të vendimit të Gjykatës, u tha se është vërtetuar se në mesin e viktimave të krimeve të kryera nga Murat Dernjani, kishte edhe fëmijë.

“Ka aplikuar masat e torturimit dhe të shkaktimit të vuajtjeve të mëdha, apo cënimin e integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile, në atë mënyrë që në bazë të dëshmive të të dëmtuarave të dëgjuara në cilësinë e dëshmitareve, në mënyrë të sigurt është vërtetuar se ka kryer dhunim seksual ndaj femrave të komunitetit jazide. Në mesin e këtyre viktimave ka pasur edhe të moshës së mitur”, tha ajo.

Për gjithë këto krime, në Gjykatë janë dëgjuar tri dëshmitare në formën online, kurse dëshmi të tjera për shkak të mossigurimit të prezencës, janë marrë të lexuara nga autoritetet e huaja.

“Tri të dëmtuarat me inicialet Sh.L, Z.K, A.H, janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve në këtë çështje penale. Këto dëshmi janë realizuar përmes video linkut, përmes rrugëve të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me shtetet përkatëse”, deklaroi kryetarja e trupit gjykues.

Dernjani është i lindur dhe i rritur në Gjermani, prej nga dyshohet se ka udhëtuar për në Siri.

Ndjekja e këtyre krimeve, Prokuroria Speciale tha se është mundësuar falë bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Një bashkëpunim të madh të cilin e kemi pasur me të gjitha shtetet e Evropës, e veçanërisht Gjermania e cila ka dhënë një kontribut për zbulimin e këtij rasti, por edhe vendet tjera si Londra, hetuesit e FBI-së, pastaj Franca e Iraku”, tha prokurorija special, Florije Saliu-Shamolli.

Në shpalljen e vendimit, nuk ishte i pranishëm i pandehuri.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Mot me diell

Mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell – moti për javën e ardhshme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Real Madridi kthehet te fitorja

Real Madridi kthehet te fitorja

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën