TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pentagoni ka ndaluar Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë kundër Rusisë

by teve1
6 muaj ago
2
A A
Gjermania dhe aleatët heqin kufizimet për rrezen e veprimit të armëve që dërgohen në Ukrainë

Foto: AP

Pentagoni e ka bllokuar në heshtje Ukrainën nga përdorimi i një sistemi raketash me rreze të gjatë veprimi të prodhuar në SHBA kundër Rusisë, me miratimin përfundimtar që i takon Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth,ka raportuar  të shtunën The Wall Street Journal.

Ky veprim po kufizon aftësinë e Kievit për të përdorur raketat në mbrojtje.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është bërë gjithnjë e më i zëshëm në lidhje me zhgënjimin e tij me luftën trevjeçare.

Sipas zyrtarëve, një proces miratimi i nivelit të lartë brenda Departamentit të Mbrojtjes, i cili nuk është bërë i ditur, e ka bllokuar Ukrainën nga lëshimi i çdo rakete ATACMS me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga SHBA-të kundër objektivave ruse që nga fundi i pranverës.

Në të paktën një rast, Kievi kërkoi të përdorte raketat kundër territorit rus, por iu refuzua, konfirmuan dy zyrtarë, raportoi Journal.

Pas një samiti me Presidentin rus Vladimir Putin dhe takimeve të mëvonshme me udhëheqësit evropianë dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump tha të premten se po shqyrton përsëri mundësinë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Moskës ose tërheqjes potenciale nga procesi i paqes.

Trump është përpjekur të organizojë një takim kokë më kokë midis Putinit dhe Zelenskit, por përpjekjet kanë ngecur.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov i tha NBC të premten se nuk ishte përgatitur asnjë axhendë për një takim.

Gazeta raportoi se shefi i politikave të Pentagonit, Elbridge Colby, krijoi një “mekanizëm shqyrtimi” për të vlerësuar kërkesat e Ukrainës për të përdorur armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në SHBA, si dhe sisteme evropiane të varura nga inteligjenca ose pjesët e saj amerikane, duke shtuar se miratimi përfundimtar i takon Hegseth.

Trump shkroi të enjten në mediat sociale se Ukraina nuk mund ta mposhtte Rusinë pa qenë në gjendje të “luante në sulm”, duke theksuar: “Është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar… Nuk ka shanse për të fituar!”/Anadolu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Italia nis hetime ndaj një të dyshuari për “turizëm me snajper” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnjë

Italia nis hetime ndaj një të dyshuari për “turizëm me snajper” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnjë

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën