TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pensionistët kërkojnë pensione më të larta

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Pensionistët kërkojnë pensione më të larta

Pensionistët janë të dëshpëruar për pensionet që marrin. Ata thonë se këto të ardhura u mjaftojnë vetëm për ilaçe. E prej tyre ka pensionistë që mbi 40 vjet kanë kontribuar për shoqërinë dhe shtetin.

Ballë për ballë njëri tjetrit po qëndrojnë për orë të tërë.

E në duar po mbajnë lojtarët që morën nga kundërshtari.

Me të përfunduar lojën, i rendisin figurat për një tjetër lojë të re.

Përmes shahut, pensionistët e kalojnë një pjesë të çdo dite brenda qendrës së të moshuarve në Prishtinë.

E ndonëse gëzohen me fitoret në shah, pensionistë nuk i gëzohen të ardhurave të tyre mujore.

“Pensionistët ka nevojë t’i kenë të ardhurat më të mira sepse e meritojnë. Unë jetoj edhe në Suedi por edhe atje nuk janë pensionet aq të volitshme, por atje kushtet janë pak më ndryshe”, tha ish punësuari i arsimit, Izet Dushi.

E për Osman Zabërgjën, 100 eurot e përfituara nga qeveria në muajin dhjetor i ndihmuan për pagesat në shtëpi.

Mirëpo pensioni që e merr çdo muaj, atij nuk i mjafton.

“Po na ka ndihmue s’paku bile për një muaj ja e paguajmë rrymën, ja kontributet, ja tatimet në pronë…Po ndihmon veç sa me mbajt veten, me ilaçe me këto se për diçka jo valla. Unë kam punu 43 vjet e i marr 200 euro, kjo është katastrofë për një pensioner”, tha ish punëtori i RTK-së, Osman Zabërgja.

E pamjaftueshme paga e pensionit është edhe për Shemsi Berishën e Nevzat Alijan.

“Falë Zotit do të ardhura tjera ngapak se sa për pensionin që i kemi veç për barna, tjetër s’di çka mbërrin”, deklaroi Alija.

“Pensionet janë shumë të vogla, qe 5-6 vjet nuk janë rritë hiç. Lypet shteti ndokund me marrë e ndokund me dhanë, për ata që perime po vuajnë me pensione të vogla, se çmimet shumë të mëdhaja janë çmimet”, u shpreh Alija.

E për Remzi Dragidellën, paga që e merrte si kontabilist dallon shumë nga pensioni që e merr tash e tre vite.

“Po i bjen si me kërku lëmoshë faktikisht. Po na kem kontribu e kem kriju për këtë shoqni e për këtë shtet, kemi punu diçka, kështu që është shumë keq, por fuqi nuk po kemi më shumë, s’po kemi mekanizma për të realizu kërkesat që i kemi, s’po na ngon kush”, tha ish kontabilisti, Remzi Dragidella.

Pensionet në Kosovë dallojnë nga 100 deri në 265 euro, varësisht prej kontributit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini i AAK-së premton krijimin e Liqenit të Vitisë në Budrikë të Epërme

Gjini i AAK-së premton krijimin e Liqenit të Vitisë në Budrikë të Epërme

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Avokatja e rreshterit të suspenduar: Vendim i ngutshëm, i pa arsyeshëm

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

Zyrtarët amerikanë: Izraeli goditi Hamasin në Doha me raketa nga Deti i Kuq

Zyrtarët amerikanë: Izraeli goditi Hamasin në Doha me raketa nga Deti i Kuq

Mijëra njerëz protestojnë në Londër kundër vizitës së Trumpit

Mijëra njerëz protestojnë në Londër kundër vizitës së Trumpit

Balaj-Halimi: Besoj se do të jem kryetare e Prizrenit, kundërkandidatët të mos fshihen pas partive

Balaj-Halimi: Besoj se do të jem kryetare e Prizrenit, kundërkandidatët të mos fshihen pas partive

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

Reporterja kanadeze në transmetim live: Hebrenjtë kontrollojnë politikën e SHBA-së, Hollivudin dhe qytetet e mëdha

Reporterja kanadeze në transmetim live: Hebrenjtë kontrollojnë politikën e SHBA-së, Hollivudin dhe qytetet e mëdha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën