tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Pendarovski: Kam komunikim të shkëlqyer me Kurtin, se keqpërdori mikpritjen e shtetit

tëvë1 nga tëvë1
07/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për vizitën e kryeministrit të Kosovës në komunat Çair dhe Tetovë, vizitë kjo e cila ngjalli shumë reagime në opinion.

Ai tha se vizita e Kurtit në Maqedoninë Veriore nuk është asnjë problem. Madje ai thekson Kurti ishte në këtë shtet “ti bëj nderë  një rruge që e emëruam me shumë mundësi të mentorit të tij më të madh politik, Adem Demaçi”.

Pendarovski në një intervistë për Koha.mk, tha  se për të problem kanë qenë flamujt e shfaqur dhe xhirimet e Bilall Kasamit duke thënë “ Mirë se erdhët në Shqipëri”.

“Z. Kurti në paraqitjet e tij edhe në Tetovë edhe në Çair, nuk tha asnjë fjalë kundër Maqedonisë dhe kundër popullit maqedonas. Ai në asnjë sekondë nuk ka keqpërdorur mikpritjen e shtetit këtu. Mendoj se edhe ato hartat e Shqipërisë së Madhe që u paraqiten, nuk ishin problem më i madh, në çdo miting ka shumë lloj të njerëzve, ka procedurë, do të ketë padi dhe gjykata do të tregojë me emër dhe mbiemër nëse ai person ka shkelur ndonjë ligj. Mua në gjithë atë situatë më befasuan videot që ishin incizuar, nga miku i im Bilall Kasami. Nuk ishte e nevojshme të incizosh video duke thënë “Mirë se erdhët në Shqipëri”. Tani, të mendojmë nëse dikush nga komuniteti serb vjen këtu, si Vuçiqi për shembull, dhe të thotë “Mirë se erdhët në Serbi”, apo “Serbinë e Vjetër”. Tani isha në Pustec, në Shqipëri, me homologun tim dhe mikun Bajram Begaj.Tani nuk mund të them në atë fshat “Mirë se erdhët në Maqedoni”. E kuptoj se ku është logjika politike e këtyre subjekteve të reja politike, ose në paralajmërim “entitete opozitare”, ka thënë ai.

Presidenti maqedonas thotë se ka komunikim dhe respekt të ndërsjellët me Kurtin.

“Disa elemente sporadike e rrënuan planin kryesor, nuk ishte e nevojshme. Përndryshe kam komunikim të shkëlqyer me Albin Kurtin, dhe Bilall Kasamin me vite me radhë. Edhe këtë ta them, Kurti – kuptohet edhe presidenti serb, Vuçiq, nuk do të kishin ardhur kurrë në Ohër, nëse nuk më respektonin mua dhe të tjerët si nikoqir këtu, në muajin mars për dialogun Beograd-Prishtinë”, tha ai.

Tags: kurtiPendarovskivizita ne Maqedoni

Konjufca: Xhevë e Fehmi Lladrovci u bënë frymëzim për luftën heroike të UÇK-së

22/09/2023

“Ndihma financiare dhe angazhimi politikë i BE-së rifillon kur Qeveria deeskalon situatën në veri”

22/09/2023

Vdes një 32-vjeçar në Tiranë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

22/09/2023

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

22/09/2023

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.