TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peleshi: Sot kemi dy vatra aktive të zjarrit dhe shumë kritike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Peleshi: Sot kemi dy vatra aktive të zjarrit dhe shumë kritike

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thirri në një takim Prefektët, kryetarët e bashkive si dhe drejtues të strukturave operacionale të mbrojtjes civile për të diskutuar në lidhje me masat për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit të verës.

Në prani edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji, Ministri Peleshi kërkoi koordinim më të mirë të punës për përballimin e emergjencave në nivel vendor.

Peleshi tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë kapacitete operacionale në dispozicion dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë sa herë që nevojitet, por emergjencat si zjarret duhen sinjalizuar dhe ndalur që në fazën fillestare për të shmangur kalimin në përmasa më të mëdha.

Sipas tij, që prej një viti Shqipëria ka edhe mbështetje shumë të madhe nga anëtarësimi me të drejta të plota në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

“Ne nuk jemi një vend pa kapacitete opreacionale. Kemi 1600 punonjës zjarrfikës në të gjithë vendin, 182 mjete zjarrfikëse, 80 autobute uji, kemi personelin dhe mjetet e FA që siç e dini që në cdo emergjencë janë në ballë të aksionit, të gjitha strukturat e policisë që është në dispozicion dhe me të cilët punojnë shumë mirë, urgjencën shëndetësore, rrjetin e vullnetarëve, etj. Kjo do të thotë që nëse në të gjitha nivelet vendore e qendore shterojnë burimet, ne kemi edhe një suport nga ky mekanizzëm që na ka funksionuar dhe është një nga më efiçentët. Teknologjia është shtuar. Kemi dronët për rikonjicionet, kemi dronët ”Puma” që janë vënë në punë nga viti i kaluar e që na japin informacion shumë të dobishëm dhe në kohë shumë të shpejtë. Gjithashtu edhe imazhet satelitore janë tani një ndihmë dhe një vlerë e shtuar”, u shpreh Peleshi.

Sipas këtyre të dhënave satelitore, Ministri Peleshi tha se janë evidentuar 125 vatra zjarrit në muajt qershor-korrik, vatra të cilat janë menaxhuar shumë mirë nga njësitë vendore. Duke folur për situatën aktuale në dy vatrat aktive, në pyllin e fshatit Peshatn në Fier dhe fushën e mbetjeve në Vlorë, Peleshi u shpreh:

“Sot kemi dy zjarre aktive dhe shumë kritike, një është pranë pyllit në fshatin Peshtan dhe vatra tjetër në fushën e mbetjeve në Vlorë. Zjarri në fushën e mbetjeve të Vlorës sot po përballohet nga forca të shumta të FA. Në Peshatn kemi 50 efektivë, dy autobotë uji, 15 forca bashkiake, krahas 50 forcave policore dhe helikopterit Cougar që ka punuar vazhdimisht. Dhe në Vlorë pas 20 ditësh u riaktivizua përsëri vatra. Helikopteri është aty me shumë mjete zjarrfikëse, autobotë uji dhe mjetet të tjera gërrmuese. Por duhet thënë që sa herë që ka një zjarr të madh, ka një lloj dështimi nga rrjeti i monitorimit dhe i sinjalizimit të hershëm. Nuk ka shans që nëse ky rrjet funksionon siç duhet, duke filluar nga kryepleqtë e fshatrave apo sensibilizimi i komuniteteve. Nëse njoftohet herët nuk ka mundësi që zjarri të marrë përmasa të mëdha”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi vlerësoi punën e bërë vitet e fundit sa i përket monitorimit, vëzhgimit dhe reagimit ndaj emergjencave, por shtoi se ka disa bashki apo rajone, kur kjo nuk funksionon./TCH/

Tags: PeleshiZjarret Shqiperi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump njofton armëpushim të menjëhershëm për objektivat energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Zelensky thotë se Ukraina do të ndalojë së sulmuari rafineritë nëse Rusia ndalon sulmet energjetike

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump njofton armëpushim të menjëhershëm për objektivat energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Profesori universitar jep disa shembuj pse Radio Policia “nuk është një ide normale”

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur muaj më parë në Prizren

86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2532 gjoba

Aksident trafiku në Novosellë të Pejës, katër persona përfundojnë të lënduar

Policia e Kosovës identifikon shoferët që po “fluturonin” në rrugë: 197 km/h aty ku kufiri është 80 km/h!

Policia e Kosovës identifikon shoferët që po “fluturonin” në rrugë: 197 km/h aty ku kufiri është 80 km/h!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën