TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Peja, kampione e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Peja, kampione e Kosovës

Skuadra e Pejës ka fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll për edicionin 2022/23. Peja e siguroi titullin, pasi në ndeshjen e pestë të serisë finale të plejofit e mposhti Trepçën pas vazhdimit prej pesë minutave. Dueli luajtur të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” të stërmbushur, përfundoi me shifrat 93:91, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 77:77.

Për Pejën, kjo ishte fitorja e tretë në këtë seri finale për Pejën, e cila e siguroi titullin me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Fitoren e parë në Mitrovicë në këtë seri finale, Pejës ia siguroi qendra Bradley Waldow, që shënoi dy pikë kur kishin mbetur vetëm 1.2 sekonda pa mbaruar 5 minuta shtesë.

Në aksionin e fundit, Trepça nuk realizoi pas tentimit të Ken Brown nga gjysma e fushës për t’i dhënë fund çështjes së kampionit.

Ndeshja ishte tejet interesante dhe u përcoll gjatë tërë kohës me një atmosferë të zjarrtë nga tribunat, duke konfirmuar epitetin e finales së madhe. Pas përfundimit të takimit, filluan hedhjet e shumta të gjësendeve në parket, duke detyruar basketbollistët e Pejës që të ikin me shpejtësi në drejtim të zhveshtores.

Për Pejën, ky është trofeu i parë këtë edicion, ndërsa Trepça mbetet pa titull prej vitit 2012. Trepça e nisi mirë takimin dhe kishte epërsi 8:2, por Peja u rikthye për ta mbyllur çerekun e parë me shifrat 20:17. Pejanët e fituan edhe çerekun e dytë dhe shkuan në pushim me një epërsi të lehtë prej dy pikëve – 36:34. Trepça reflektoi në periudhën e tretë, që ishte edhe periudha e vetme që e fitoi për t’u futur në çerekun e katërt me rezultatin 58:58. Dhjetëminutëshi i katërt ishte më interesanti, pasi Trepça e siguroi vazhdimin me pikët e shënuara nga Amin Hot në sekondën e fundit. Në vazhdimin prej pesë minutave, Peja u tregua me e përqendruar dhe më e saktë për të fituar me shifrat 16:14 dhe për t’u konfirmuar kampione e këtij edicioni. Qendra amerikane, Bradley Waldow ishte më i merituari për këtë sukses të Pejës, pasi ndeshjen e mbylli me “double-double” prej 20 pikëve e 10 kërcimeve.

E me lojë të mirë te pejanët, u veçuan edhe Devoe Joseph që pati 21 pikë e Jalen Tate me 20 pikë, por që u përjashtua në minutat e fundit nga lojë për shkak të dy gabimeve teknike. Te Trepça, pesë basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore por kjo nuk mjaftoi për ta rikthyer titullin në Mitrovicë pas 11-të vjetësh. Më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, i përcjell nga Will Daniels me 17 e Mikaile Tmushiq me 15 sosh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Hamza takon ambasadorin austriak, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Hamza takon ambasadorin austriak, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një shtëpi në rrugën “B” në Prishtinë, policia jep detaje

ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e miraton kërkesën

ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e miraton kërkesën

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën