TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Peja eliminohet nga Championsi, mposhtet thellë nga Bakken Bears

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Peja eliminohet nga Championsi, mposhtet thellë nga Bakken Bears

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Peja, ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen çerekfinale të raundit kualifikues të kësaj gare, pasi është mposhtur nga skuadra e Danimarkës, Bakken Bears që ka avancuar në gjysmëfinale të raundit kualifikues.

Dueli i luajtur në “Gloria Sports Arena” në Belek të Turqisë, ka përfunduar me rezultatin 103:79 në të mirë të ekipit vendas. Skuadra daneze ishte dukshëm më e mirë se Peja dhe ka dominuar gjatë tërë takimit, të zhvilluar të hënën. Çereku i parë, përfundoi me shifrat 23:16 në të mirë të ekipit danez, i cili shkëputjen e madhe në rezultat e bëri në çerekun e dytë. Këtë periudhë, danezët e fituan me rezultatin 25:9.

Dy çerekët e fundit, Peja ishte më efikase në shënimin e pikëve sesa në dy periudhat e para, por kjo nuk mjaftoi për të shkrirë epërsinë e Bakken Bears prej 20 pikëve. Çerekun e tretë, Peja e fitoi me një pikë – 30:29 – por ta humbur të katërtin dhe konfirmuar fitoren e danezëve dhe avancimin tutje.

Jacob Calloway ishte më i dalluari te Peja, pasi ndeshjen e përfundoi me 14 pikë, 8 kërcime e 5 asistime. Me lojë të mirë, u veçua edhe Tervell Beck që pati 19 pikë, por që nuk mjaftuan për ta evituar eliminimin nga Championsi. Te skuadra daneze, Malik Parsons realizoi 22 pikë. Pas eliminimit nga Championsi, Peja pritet që garat evropiane t’i vazhdojë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup. Derisa kampioni aktual i Kosovës gjendet në grupin H të FIBA Europe Cup me kundërshtarët: Heroes Den Bosch nga Holanda, Niners Chemnitz nga Gjermania dhe Spojnia Stargard nga Polonia.

Sezoni i rregullt i garave në FIBA Europe Cup, nis me 18 tetor. Derisa pjesë e këtij kompeticioni është edhe nënkampionia e Kosovës, Trepça. Ndërsa Bakken Bears luan në gjysmëfinale të turneut me fituesin e ndeshjes Kalev/Cramo – Norrkoping.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ngritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën