TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peja e Lipjani s’e duan Abdixhikun, i humbi tri palë zgjedhje

Tani kur është afër certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, kanë nisur kërkesat për dorëheqje për ata që konsiderohet se performuan dobët. Disa degë të LDK-së, kanë kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut, ky i fundit ua kthen se ndryshime duhet në udhëheqësitë e nivelit lokal.

by Florijeta Dernjani
5 muaj ago
2 0
A A

Në mars të vitit 2021, mori timonin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu Lumir Abdixhiku, u bë kryetari i katërt i partisë më të vjetër në Kosovë.

Nën udhëheqjen e Abdixhikut, LDK-ja, mori pjesë në tri palë zgjedhje parlamentare.

E në të gjitha këto, ky subjekt politik u rendit si partia e tretë.

Këto rezultate, bën që brenda LDK-së, të nisin paknaqësitë.

E para që e kërkoi publikisht dorëheqjen e Abdixhikut, ishte Dega e Pejës.

“Një praktikë që duhet me vazhdu në LDK, që pas humbjes në zgjedhje, në tri palë zgjedhje, lidershipi i LDK-së, duhet me liru rrugë, me dhanë dorëheqje edhe me fillu më një frymë të re, organizim të ri. Kështu që pas këtyre diskutimeve ka ardhë edhe ai reagim, ku kemi kërku dorëheqjen e kryetarit të LDK-së në nivel qendror”, thotë Fiak Zekaj –delegat në degën e LDK-së në Pejë.

Kërkesën e njëjtë, e shfaqi edhe Dega e Lipjanit.

Por, këta të fundit, të mërkurën nuk pranuan të japin detaje më shumë.

“Kryetari i komunës, njëkohësisht kryetari i degës së LDK –së në Lipjan, gjatë ditës nuk ishte i qasshëm në telefon, e nuk ndodhej as në zyrën e tij në ndërtesën e komunës, gjatë tentativave të televizionit për të marrë qëndrim në lidhje me kërkesën që Abdixhiku të japë dorëheqje si kryetar i LDK-së”, thuhet nga kjo degë.

E për këto paknaqësi, duket se ishin të njoftuar kryesia e LDK-së.

Nënkryetari i saj, Lutfi Haziri, të martën në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, kërkesat i cilësoi si politike.

“Është kërkesë politike, reagimi i kryetarit është ky, ka fillu me falënderim dhe natyrisht e ka ndërtua përgjigjen e tij, të cilën do ta diskutojmë brenda strukturave. Ne kemi një qëllim të përbashkët, nuk bën me prek, qëllimin politik, pse LDK ekziston, garon, cili është misioni jonë , kjo është ajo që e kemi të përbashkët. Derisa LDK nuk kthehet parti e parë për shumë prej neve është e pa pranueshme, trendi është pozitiv. Kjo situatë nuk na ka zënë në befasi, situatat paszgjedhore, LDK është e hapur dallon prej partive tjera nuk i mban të mbyllura këto çështje edhe pse do duhej biseduar brenda”, ka thënë Haziri.

Por, më i ashpër në reagim, ishte vet kryetari, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit, i fajësoi dy kryetarët për rezultatin e LDK-së, në Pejë e Lipjan.

“Unë çështjen e dorëheqjes sime e kam trajtuar në Kuvendin e 31 janarit. Edhe përballë këtyre dy kryetarëve. Anëtarësia jonë, për mua, ka folur qartë. Por, për performancën e dobët në këto dy degë, rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqjet morale të dy kryetarëve në fjalë. I pranoj menjëherë”, ishte reagimi i Abdixhikut.

Ndryshe, vet Lumir Abdixhiku pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, nuk dha dorëheqje.

Ky i fundit, fatin e tij politik, e la në duart e Kuvendit të LDK-së, në të cilin e mori sërish besimin nga shumica e delegatëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën