TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peja debuton sonte në ENBL

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
KB Peja nis përgatitjet për sezonin e ri

Skuadra e basketbollit Peja do të bëjë debutimin e saj në një arenë ndërkombëtare këtë sezon, duke u përballur sonte me ekipin estonez Rigas Zelli, në kuadër të Ligës Evropiane të Balltikut, ENBL.

Ky është një moment historik për verdhezinjtë, të cilët synojnë të tregojnë veten në një garë të nivelit të lartë, përballë disa prej skuadrave më cilësore të rajonit dhe më gjerë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, që do të jetë edhe shtëpia e skuadrës Pejës për këtë ndeshje.

Rivali i parë në këtë rrugëtim është Rigas Zelli, një skuadër nga Estonia që tashmë ka dhënë sinjale të qarta të formës së mirë.

Në xhiron e parë të garës, ata arritën të mposhtin si mysafir skuadrën e njohur polake Dziki Warszawa, duke dëshmuar se janë një kundërshtar serioz për çdo ekip në ENBL.

Përballja e sotme pritet të jetë një test i rëndësishëm për trajnerin dhe lojtarët e Pejës, të cilët kanë bërë përgatitje intensive për të qenë gati për këtë sfidë ndërkombëtare.

Fitorja në këtë ndeshje do të ishte një nisje perfekte, si në aspektin sportiv ashtu edhe motivues për pjesën tjetër të garës.

Me përvojën e saj në basketbollin vendor dhe përforcimet që ka bërë në skuadër, Peja synon të paraqitet denjësisht dhe të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj sportive.

Kujtojmë se pos Pejës, në ENBL, këtë edicion paraqitet edhe skuadra e Prishtinës, ku pas dy ndeshjeve të luajtura, ka po aq fitore.

Këtë ndeshje, mund ta shikoni drejtëpërdrejtë në kanalin zyrtar të faqes “ENBL” në Youtube.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaka pritet të jetë gati për Liverpoolin

Xhaka pritet të jetë gati për Liverpoolin

PSG interesohet për Nico Williamsin

PSG interesohet për Nico Williamsin

Ndryshon orari i ndeshjeve të Superligës në futboll

Superliga nuk ka ndeshje të shtunën

Istogu fiton, Lepenci barazon me 2 Korrikun

Istogu fiton, Lepenci barazon me 2 Korrikun

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

Rrënimet në Ujman, Prattipati i shkon në Ministri Fitore Pacollit, ambasada jep detajet e takimit

Rrënimet në Ujman, Prattipati i shkon në Ministri Fitore Pacollit, ambasada jep detajet e takimit

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla në Tokio, diskutohen sfidat në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit

Sveçla në Tokio, diskutohen sfidat në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Arrestimi i pronarit të Informer-it është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Arrestimi i pronarit të Informer-it është vetëm fillimi

KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë

KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë

Miratohet Komisioni i ri për Provimin e Jurisprudencës, kjo është përbërja

​Kuvendi i Kosovës nesër dy seanca, njëra vazhdim, tjetra e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën