TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peja 03 organizon turneun e Superkupës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Peja 03 organizon turneun e Superkupës

Në fund të këtij muaji, do të mbahet turneu i Superkupës së femrave në basketboll për të paralajmëruar sezonin 2024/25.

Federata e Basketbollit të Kosovës, të martën ka njoftuar se skuadra Peja 03 do të jetë organizatore e turneut të Superkupës.

Peja 03 në këtë organizim do ta ketë bashkëpunëtore edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, në mënyrë që turneu të mbahet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Superkupa e basketbollisteve do të mbahet prej datës 30 shtator deri më 4 tetor dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Në këtë turne të Superkupës, do të paraqiten të gjitha gjashtë skuadrat që do të luajnë në Superligën e femrave për sezonin e ri: Bashkimi, Prishtina, Peja 03, Penza, Trepça dhe Junior 06.

Kjo është hera e parë që Superkupa të femrat mbahet me këtë sistem, ku përgjatë pesë ditëve do të zhvillohen pesë ndeshje: çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.

Bashkimi dhe Prishtina, janë kualifikuar automatikisht në gjysmëfinale të Superkupës si kampion dhe nënkampion të sezonit të shkuar, ndërsa për dy vendet tjera në gjysmëfinale do të luajnë Peja 03, Penza, Trepça dhe Junior 06.

“Gjatë këtyre ditëve të Superkupës, skuadrat e Superligës do të kenë mundësinë të kryejnë testet finale para fillimit të kampionatit 2024/25”, ka shkruar ndër të tjera FBK-ja në njoftimin e saj.

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni, në dy sezonet e shkuara ka triumfuar në Superkupë, trofe që e ka fituar katër herë në histori të klubit.

Në fakt, basketbollistet e Bashkimit ishin superiore në dy sezonet e fundit, duke fituar në total gjashtë trofe, pra dy herë “tripletën”: Superkupën, kupën dhe titullin e kampionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Rama thotë se problemi në trafik nuk zgjidhet duke lejuar hyrjen e veturave në qendër

Stadium kombëtar, 24 sporte dhe përgatitje intensive – Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Hyri me armë në depon e një marketi, i bie në tokë gjatë ballafaqimit me pronarin

Gjuajtje me armë zjarri në një shtëpi në Prishtinë, sekuestrohen 27 gëzhoja

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona në Pejë, u kapën në flagrancë duke shitur substanca narkotike

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Autoriteti i Konkurrencës thirrje bizneseve të ndalojnë rritjen e “paarsyeshme të çmimeve”

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën